Kërko

 Muhammad Yunus Muhammad Yunus  (AFP or licensors)

Bangladesh, fituesi i çmimit Nobel Yunus, në krye të qeverisë së përkohshme

Ekonomisti pranoi të drejtojë vendin menjëherë pasi presidenti Shahabuddin shpërndau parlamentin. Pas vitesh arresti shtëpijak, u lirua edhe liderja e opozitës, Khaleda Zia

R. SH. - Vatikan

Kryeministri i Bangladeshit Sheikh Hasina dha dorëheqjen. Horizonti politik i Bangladeshit u revolucionarizua plotësisht brenda pak orësh. Ekonomisti Mohammad Yunus, fitues i çmimit Nobel për Paqe 2006, i njohur si "bankieri i të varfërve", do të jetë kreu i ri i qeverisë së përkohshme, me kërkesën urgjente të drejtuesve të protestave studentore që e detyruan Kryeministrin e Indisë, Sheikh Hasina, të dorëzonte pushtetin dhe të arratisej. Yunus do të udhëheqë vendin në periudhën e tranzicionit politik.

Presidenti Shahabuddin, më pas, shpërndau Parlamentin, pasi u konsultua me partitë politike, ushtrinë, shoqërinë civile dhe drejtuesit e kolektivit "Studentët kundër diskriminimit". Shahabuddin njoftoi edhe lirimin e të gjithë protestuesve të arrestuar masivisht nga forcat policore, që nga korriku e tutje. Më në fund, pas vitesh arrest shtëpiak, u lirua edhe liderja e partisë opozitare Khaleda Zia.

Tronditës, numri i të vrarëve gjatë prostestave

Numri i të vdekurve gjatë demonstratave ka arritur shifra tronditëse: që nga fillimi i korrikut u vranë më shumë se 400 vetë, nga të cilët të paktën 109 në orët pas braktisjes së kryeministres Hasina. Nga shumë zëra vjen kërkesa që si protestat, ashtu edhe veprimi i policisë kundër demonstruesve, të mos shkaktojnë më vdekje.

Thirrjet e bashkësisë ndërkombëtare

Sytë e bashkësisë ndërkombëtare janë drejtuar nga shteti i Azisë Jugore dhe, ndërsa presioni kundër shkallëzimit të mëtejshëm të armiqësive është tejet i ndjeshëm. Volker Türk, Komisioner i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, foli për nevojën e një tranzicioni paqësor të pushtetit dhe i dënoi të gjitha aktet e shkeljeve të të drejtave të njeriut të kryera që nga fillimi i protestave. “Përgjegjësit për vrasjen e qindra njerëzve dhe plagosjen e mijërave të tjerëve, duhet të përgjigjen”, është imperativi i Türk.

07 gusht 2024, 15:21