Kremtimet për Ditën e 79-të të Pavarësisë së Indonezisë në Nusantara, kryeqyteti i ri në ndërtim Kremtimet për Ditën e 79-të të Pavarësisë së Indonezisë në Nusantara, kryeqyteti i ri në ndërtim 

E kërcënuar nga uji, Indonezia e zhvendos kryeqytetin në pyll

Projekti kolosal është pjesë e programit të qeverisë për vitin 2045, njëqindvjetorin e pavarësisë. Të shtunën më 17 gusht, presidenti në përfundim të detyrës, Joko Widodo, përuroi kryeqytetin e ri administrativ të arkipelagut, duke e zhvendosur nga Xhakarta - në Nusantara. Për shkak të urbanizimit të tepruar dhe ndotjes në megalopolin javanez, qëllimi është të ndërtohet një qytet ekologjik dhe inteligjent në zemër të xhunglës.

R. SH. - Vatikan

Projekt titanik, që Indonezia e ka nisur që nga viti 2022. Objektivi është të transferojë kryeqytetin e saj administrativ, aktualisht Xhakartën e mbipopulluar (12 milionë banorë) dhe të mbindotur në ishullin Java, në ishullin e gjelbër dhe pothuajse të shkretë të Borneos. Inaugurimi zyrtar i qytetit të ri, Nusantara, në zemër të xhunglës, u kremtua dje, e shtunë, 17 gusht, dita e pavarësisë së Indonezisë nga Holanda. Qeveria në largim e Joko Widodo mbajti takimin e parë të punës atje, të hënën e kaluar. Projekti pritet të përfundojë në pesë faza, deri në vitin 2045, me një kosto të vlerësuar prej 32 miliardë dollarësh.

Në pritje të Papës

Për arkipelagun prej 17 mijë ishujsh, të cilin Papa Françesku do ta vizitojë nga 3 deri më 6 shtatori i ardhshëm, kjo është shenjë e një ambicieje të trefishtë: ekonomike, teknologjike dhe ekologjike, siç pretendon Manuelle Franck, specialiste e gjeografisë urbane dhe rajonale të Jugut. Azia Lindore dhe presidente e industrisë Inalco deri në vitin 2019.

18 gusht 2024, 10:22