Kërko

 Nicaragua, chiuse 1500 ong Nicaragua, chiuse 1500 ong

Nikaragua, qeveria anulon 1500 organizata joqeveritare

Gazeta zyrtare e Nikaraguas njofton vendimin e shpallur ditët e fundit nga nënpresidenti Rosario Murillo. Pasuritë e OJQ-ve, kryesisht fetare, tani do t'i transferohen shtetit. Tash e tutje, organizatat do të detyrohen të hyjnë në një “aleancë” me institucionet publike

R.SH. / Vatikan

Qeveria e Nikaraguas ka shfuqizuar statusin ligjor të 1500 organizatave joqeveritare të pranishme në vend, duke ia transferuar asetet e tyre shtetit. Vendimi i miratuar nga Ministrja e Brendshme María Amelia Coronel dhe i botuar në La Gaceta, gazeta zyrtare e Nikaraguas, vjen, siç thuhet, nga mospërmbushja nga OJQ-të e disa detyrimeve, si ajo e paraqitjes, "për periudha që përfshijnë nga një deri në 35 vjet buxhetet e tyre sipas periudhave fiskale, me një ndarje të detajuar të të ardhurave dhe shpenzimeve, bilancin e pagesave, detajet e donacioneve dhe bordet e tyre drejtuese dhe të administrimit”.

Organizatat, siç njoftojnë nga disa faqe të pavarura si ‘100%Noticias’ dhe ‘La Prensa’, të cilat nuk morën asnjë njoftim paraprak, akuzohen nga qeveria se kanë penguar kontrollin e Ministrisë së Brendshme. Sipas marrëveshjes së deritanishme, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tani do të jetë përgjegjëse për transferimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të Shtetit të Nikaraguas.

OJQ-të e detyruara të bashkëpunojnë me shtetin

Kjo mbyllje masive, nënvizojnë më tej burimet gazetareske, vjen pas njoftimit të nënpresidentit Rosario Murillo për "një model të ri aleancash ndërmjet OJQ-ve dhe qeverisë", ku organizatat tani, për të realizuar projektet e tyre, janë "të detyruara të paraqesin programet ose projektet dhe të bashkëpunojnë me institucionet shtetërore”. Janë eliminuar edhe përjashtimet e rasteve.

Shumica e OJQ-ve të mbyllura në Nikaragua i përkasin komuniteteve të krishtera ungjillore, ndër të cilat ato katolike përfshijnë, ndër të tjera, Caritas-in dioqezan të Granadës. Në listën e mbylljes figurojnë edhe organizatat bamirëse, sportive dhe shoqatat indigjene. Me këtë veprim të fundit, të paprecedentë, pasi për herë të parë me një akt të vetëm 1500 organizata jofitimprurëse janë nxjerrë jashtë ligjit të shtetit, mbi 5200 OJQ janë shkrirë që nga viti 2018, fillimi i protestave popullore.

21 gusht 2024, 10:12