Shën Augustini: O Zot, unë s’di të lutem
O Zot, unë s’di të lutem,/ askush s’më ka mësuar… / Ty, që s’e di a je a s’je? /A je kund, o Zot? / Në se je, pse s’të shoh? /Apor është e tepërt/kjo që po të kërkoj! / Majat e deti e lulet/gjithësia mbarë më flet për Ty, /e prap nuk mund të të shoh, /të të zbuloj nuk mund. /Më thonë se dashuria/është provë e qenies sate…
R.SH. - Vatikan
Lutje e Shën Augustinit
O Zot, unë s’di të lutem,
askush s’më ka mësuar.
E as tashti
s’e di çfarë duhet të të them,
Ty, që s’e di a je a s’je?
A je kund, o Zot?
Në se je, pse s’të shoh?
Apor është e tepërt
kjo që po të kërkoj!
Majat e deti e lulet
gjithësia mbarë më flet për Ty,
e prap nuk mund të të shoh,
të të zbuloj nuk mund.
Më thonë se dashuria
është provë e qenies sate.
E ndoshta prandaj, deri më sot
s’të kam parë
e as të kam takuar.
Kurrë nuk më deshën aq shumë
sa unë ta ndjej praninë tënde!
O Zoti im,
bëj at takoj dashurinë
që më prin drejt Teje,
një dashuri të sinqertë,
ngrohtësi pa interes,
të fortë, besnike, bujare,
një dashuri-shëmbëllim,
me Ty, o Zoti im!
28 gusht 2024, 11:10