Tutti i santi Tutti i santi

Shenjtorët e javës 4 – 11 gusht

E diel 4 gusht Kisha katolike kremton të dielën e 18-të gjatë vitit kishtare, e gjithnjë më 4 gusht, bie përkujtimi i famullitarit të shenjtë të Arsit, shën Gjon Maria Vianejt, pajtor qiellor i klerit.

R.SH. / Vatikan

E diel 4 gusht Kisha katolike kremton të dielën e 18-të gjatë vitit kishtare, e gjithnjë më 4 gusht, bie përkujtimi i famullitarit të shenjtë të Arsit, shën Gjon Maria Vianejt, pajtor qiellor i klerit.

Të hënën më 5 gusht, kalendari kishtar përkujton përvjetorin e Kushtimit të Bazilikës romake të shën Marisë së Madhe, një nga Kishat më të vjetra kushtuar Virgjërës Mari. Gjithnjë më 5 gusht, kalendati përkujton edhe shën Osvaldin e shën Emidin.

Të martën më 6 gusht, Kisha katolike kremton festën e Shndërrimit të Jezu Krishtit Zot. 

Të mërkurën më 7 gusht, kalendari kishtar përkujton shën Sikstin II-të e shokët martirë; shën Gaetanin Thiene, meshtar e themelues i rregulltarlve Teatinë, shën Donatin dhe Ananinë.

Të enjten më 8 gusht, kalendari kishtar përkujton shën Domenikun nga Guzman, meshtar, themelues i Urdhrit të Predikatarëve (Domenikanëve), si dhe shenjtorët Qiriakun, Largon e Smaragdon, martirë.

Të premten më 9 gusht, kalendari kishtar përkujton shën Terezën Benediktën e Kryqit, virgjër e martire, pajtore qiellore e Evropës, dhe shën Romanin, martir.

Të shtunën më 10 gusht kalendari kishtar përkujton shën Lorencin, diakon e martir.

Të dielën e ardhshme më 11 gusht, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 19-të gjatë vitit. Gjithnjë  më 11 gusht, kalendari kishtar përkujton shën Kiarën e Asizit, virgjër, themeluese e Klariseve, shën Tiburcin, martir dhe shën Suzanën romake. 

03 gusht 2024, 18:16