tutti i santi tutti i santi

Shenjtorët e javës 18 - 25 gusht

E diel 18 gusht, Kisha katolike kremton të Dielën e 20-të gjatë liturgjik, ciklit të dytë 'B', gjithnjё mё 18 gusht, kalendari kishtar pёrkujton shën Agapiti, papë, shën Helena, perandoresh , perandoreshë, nënën e shën Kostandinit dhe shën Florin e Laurin, martirë martirët e Ulpianës së Dardanisë, jo larg Prishtinës.

R.SH. - Vatikan

E diel 18 gusht, Kisha katolike kremton të Dielën e 20-të gjatë liturgjik, ciklit të dytë 'B', gjithnjё mё 18 gusht, kalendari kishtar pёrkujton shën Agapiti, papë, shën Helena, perandoresh , perandoreshë, nënën e shën Kostandinit dhe , shën Florin e Laurin, martirë martirët e Ulpianës së Dardanisë, jo larg Prishtinës.

Tradita mbi dy mijëvjeçare e krishterimit ndër shqiptarë, nuk mund tё mos i falte banorёve të këtyre trevave në shekuj edhe shenjtorët vendas, ose ungjillëzues të trevave ku sot banojnë shqiptarët. Dy prej tyre Kisha universale i kremton mё 18 gusht: janë Shën Flori e Shën Lauri. E martirët dardanë të Ulpianës, shën Florit e Lauri e dhuruan jetën duke i shërbyer të afërmit, e duke dëshmuar Ungjillin e Krishtit me vepra të mira e të drejta. Shembulli i tyre na mëson se, dashuria nuk ka nevojë të programohet por vetëm të mishërohet në jetën e përditshme.

Tё hёnёn mё 19 gusht, kalendari kishtar pёrkujton shën Gjonin Eudes, meshtar e themelues i eudistëve, shën Sikstin III, papë e shën Manjo-n, martir.

Të martёn mё 20 gusht, kalendari kishtar pёrkujton shën Bernardin, abat e dijetar i Kishës, shën Samuelin profet dhe shën Marinë de Mattias, virgjër, themeluese e Motrave Adhuruese të Gjakut të Krishtit.

Të mёrkurёn më 21 gusht, , kalendari kishtar pёrkujton shën Piun X, papë.

Tё enjten më 22 gusht, kalendari kishtar pёrkujton Zojёn e Bekuar Mbretëreshë, shën Timoteun, martir romak dhe shën Filipitn Benixi, meshtar.

Të premten mё 23 gusht, kalendari kishtar pёrkujton shën Rozën nga Lima, virgjër e terciare domenikane, shenjtorët Abondio, Ireneu, Qiriako dhe Arkelau, të gjithë martirë.

Tё shtunёn mё 24 gusht,  kalendari kishtar pёrkujton shën Bartolomeun, apostull. Shenjtorët e tu o Zot, i thurin lavde mbretërisë tënde.

Të dielën e ardhshme mё 25 gusht, Kisha katolike do tё kremtojё tё Dielёn e 21-tё gjatё vitit kishtar, ciklit të dytë, gjithnjё mё 25 gusht, kalendari përkujton edhe shën Ludovikun, mbret i Francës dhe e shën Jozefin Kalasancio, themelues i Skolopëve.

18 gusht 2024, 11:36