Pjesëmarrja në funeralin e Haniyeh, në Doha të Katarit Pjesëmarrja në funeralin e Haniyeh, në Doha të Katarit 

Shkallëzim në Lindjen e Mesme, skenarë të mundshëm

Tensionet ndërmjet Iranit dhe Izraelit po shkallëzohen. Diplomacia ndërkombëtare punon për ta shmangur rrezikun, ndërsa për Shtetet e Bashkuara mundësia e përfshirjes së Republikës Islamike në konflikt po bëhet më tepër se hamendje. Farian Sabahi, studiues i mirënjohur pranë Universitetit Insubria: "Irani vepron edhe përmes aleatëve të tij rajonalë"

R. SH. - Vatikan

Irani do të ishte gati ta sulmonte Izraelin me ndihmën e Hezbollahut - e ky është skenari i radhës i Lindjes së Mesme si e lexojmë në mediat amerikane. Presidenti i SHBA Joe Biden shpreh shqetësim për tensionet në rritje dhe i kërkon kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të arrijë shpejt në marrëveshje armëpushimi në Gaza. Izraeli e ka ushtrinë në gatishmëri të lartë, ndërsa Hamasi e quajti ditën e sotme “ditë zemërimi” me rastin e varrimit të Haniyeh në Doha të Katarit.

Hipoteza e përfshirjes së Iranit në konflikt

Bashkësia ndërkombëtare druhet se Irani mund të hapë një front të ri lufte në rajon. Sipas disa burimeve, Teherani informoi Katarin dhe Arabinë Saudite për qëllimin e tij, sulmin mbi Izraelin, duke kërkuar nga Doha dhe Riad që të mos lejojnë Izraelin apo Shtetet e Bashkuara të përdorin hapësirën e tij ajrore. Biden, në një telefonatë me Netanyahun, përsëriti angazhimin e tij për sigurinë e Izraelit kundër të gjitha kërcënimeve që vijnë nga Irani dhe lëvizjeve të mbështetura nga Teherani, si Hamasi, Hezbollahu dhe Houthis. “Konflikti tashmë është zgjeruar dhe Irani është përfshirë plotësisht”, shpjegon Farian Sabahi, studiues i lartë në Universitetin e Insubrias, duke kujtuar 13 prillin, kur Republika Islamike u përpoq të godiste Izraelin duke lëshuar raketa dhe dronë në zonën e Negevit, shenjë hakmarrjeje për sulmin izraelit kundër selisë konsullore iraniane në Damask “Irani - vëren profesor Sabahi - vepron edhe nëpërmjet të ashtuquajturve proxy, pra, aleatëve rajonalë, si Hezbollahu në Liban dhe Houthis në Jemen. Prandaj, sipas docentit, ka mundësi që Irani të mos ndërhyjë drejtpërdrejt në konflikt, por të vendosë të përdorë ndihmën e këtyre grupeve. “Irani, tani për tani, po kërkon frenim atomik - vazhdon eksperti - pasi përfshirja e drejtpërdrejtë do të nënkuptonte krijimin e pretekstit të Izraelin për të sulmuar vendet bërthamore iraniane”.

Lirimi i pengjeve, funerali i Haniyeh në Iran. Akuza kundër Izraelit

Ismail Haniyeh, lider politik i Hamasit, ndryshe nga Yahya Sinwar, një nga themeluesit e krahut ushtarak të lëvizjes, i cili aktualisht fshihet në tunelet e Gazës,  kishte mundësinë - vazhdon Sabahi - të vepronte si ndërmjetës në negociatat për lirimin e pengjeve. Prandaj, eliminimi i tij mund të zbulojë - beson mësuesi, një pengesë për negociatat.

Presidenti iranian Pezeshkian

Masoud Pezeshkian, presidenti i ri iranian, e bazoi të gjithë fushatën e tij elektorale në hapjen ndaj Perëndimit, dhe veçanërisht ndaj Shteteve të Bashkuara, në përpjekje për të lehtësuar sanksionet që prekin Iranin. Farian Sabahi nënvizon sesa i ndërlikuar është aktualisht rifillimi i kësaj politike afrimi: “Fjala e parë në Teheran është hakmarrja! Kjo qeveri e re e moderuar është gjithashtu viktimë e sulmit në Haniyeh, që po kërkonte një zgjidhje për krizën shumë të rëndë ekonomike të Iranit”, ku, përfundon Sabahi, një e treta e 85 milionë banorëve “jetojnë nën kufirin e varfërisë, pavarësisht pasurisë së madhe që për shkak të sanksioneve ndërkombëtare nuk ndahet në gjirin e popullsisë”.

02 gusht 2024, 15:02