Shtetet e Bashkuara-Rusi: shkëmbim i madh i të burgosurve
R. SH. - Vatikan
Quhet maksi-shkëmbim, përkufizim që nënvizon natyrën e jashtëzakonshme të ngjarjes, e cila nuk ka ndodhur në këtë shkallë prej dekadash, që kur epoka e blloqeve kundërshtare karakterizonte klimën e Luftës së Ftohtë në marrëdhëniet ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit. Ndërkohë, të burgosurit e liruar nga Rusia mbërritën në Shtetet e Bashkuara me aeroplan, mëngjesin e sotëm, në bazën Andrews, pranë Uashingtonit. I prisnin presidenti amerikan Joe Biden dhe nënpresidentja, Kamala Harris, të cilët shprehën kënaqësinë për objektivin e arritur. E njëjta gjë po ndodh në Rusi dhe në vendet e tjera të përfshira në marrëveshje. Shkëmbimi i fundit, por vetëm i dy personave, mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, u bë në dhjetor 2022, kur basketbollistja olimpike amerikane, Brittney Griner, e cila ndodhej në një burg rus e akuzuar për trafikun e drogës, u shkëmbye me tregtarin e armëve, Viktor Bout, i cili ishte i burgosur në Shtetet e Bashkuara prej 12 vitesh.
Fryti i një negociate të gjatë
Diskutohej prej kohe, me negociata që nuk arritën kurrë në përfundim, për lirimin e të burgosurve të mbajtur në Rusi, SHBA dhe vende të tjera. Presidenti rus Vladimir Putin kishte kohë që kërkonte shkëmbimin. Sipas negociatave, ndërmjet tyre duhet të ishte edhe lideri i opozitës ruse, Alexei Navalni, i cili vdiq në një burg rus shkurtin e kaluar. Ndërsa mbeti Evan Gershkovich, reporter i Wall Street Journal, i arrestuar në Rusi në mars 2023 dhe i dënuar me 16 vjet për spiunazh. Familja e tij shpreh lehtësimin dhe gëzimin për këtë lirim pas 491 ditësh paraburgim.
Përplasje politike në SHBA për marrëveshjen
Ndikim i fortë ky, në fushatën zgjedhore amerikane ndërmjet Donald Trump dhe Kamala Harris. Kjo e fundit komentoi ashpër se ishte shkëmbim i pafavorshëm për Uashingtonin, duke hamendësuar se ishin paguar para, të ndërsa Trump i quajti "precedent i keq për të ardhmen". Megjithatë, ka shumë vëzhgues që e shohin këtë marrëveshje si zbutje të tensioneve mes SHBA-së dhe Rusisë.