Kërko

BRAZIL- AKSIDENT- AJROR BRAZIL- AKSIDENT- AJROR  (AFP or licensors)

Tragjedi në Brazil, mbi 60 viktima në një aksident avioni

Një avion i kompanisë Voepass u përplas me një kompleks banimi në qytetin Vinhedo, në shtetin brazilian të Sao Paulos. Nuk shpëtoi asnjë nga shtegtarët. U shpallën tri ditë zie

R. SH. - Vatikan

Kutitë e zeza do të tregojnë çka e shkaktoi rrëzimin e avionit, që dje, e premte, 9 gusht i kushtoi jetën 61 personave, përfshirë katër anëtarë të ekuipazhit. Sipas burimeve të shtypit, shkaku i aksidentit mund të ketë qenë ngrica.

Ngrica, ndër shkaqet e mundshme të aksidentit

Pak para përplasjes në tokë, avioni po fluturonte në një lartësi prej 17,000 këmbësh, në të cilën akulli mund të jetë rrezik serioz, sipas njoftimit të autoriteteve ndërkombëtare aeronautike. Megjithatë, linja ajrore Voepass garantoi se sistemi kundër akullit ishte plotësisht funksional në çastin e ngritjes. Video të shumta të publikuara në internet nga banorët - e edhe të filmuara nga mediat - tregojnë se avioni u rrëzua në një zonë kodrinore.

U shpallën tri ditë zie

Përplasja me tokën ndodhi në një zonë banimi. Disa banesa u goditën, fatmirësisht pa shkaktuar viktima te banorët. Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva shpalli tri ditë zije dhe bëri thirrje për një minutë heshtje.

10 gusht 2024, 11:27