Kërko

Veduta di Kyiv Veduta di Kyiv

Ukrainë, Parlamenti e ndalon Kishën e lidhur me Patriarkanën e Moskës

Parlamenti ukrainas miratoi një projektligj që parashikon ndalimin e Kishës Ortodokse të lidhur me Patriarkanën e Moskës, që flet për "shkelje të lirisë fetare".

R.SH. / Vatikan

Parlamenti i Ukrainës miratoi një projektligj, që e ndalon Kishën Ortodokse të lidhur me Patriarkanën e Moskës. Sipas burimeve në parlamentin ukrainas, 265 deputetë votuan pro tekstit, 39 më shumë se minimumi i kërkuar. Ligji i ri, i pa shpallur ende, u jep famullive të prekura, të cilat në disa raste shprehën mbështetjen për pushtimin rus të Ukrainës, nëntë muaj kohë, siç shpjegohet nga disa deputetë, për t’i "prerë lidhjet me Kishën Ortodokse Ruse".

Reagimi i Rusisë

Reagimi i Rusisë, i menjëhershëm. Për zëdhënësen e ministrit të Jashtëm rus Lavrov, Maria Zakharova, vendimi i Parlamentit të Kievit synon "të shkatërrojë ortodoksinë e vërtetë kanonike dhe ta zëvendësojë atë me një kishë false". Për Patriarkanën e Moskës, ky është zgjerimi i "persekutimit" të Kievit kundër Kishës Ortodokse të Ukrainës dhe "shkelja e qartë e të drejtave të njeriut të njohura ndërkombëtarisht në fushën e lirisë fetare".

Qëndrimi i kishave të Ukrainës

Më 16 gushtin e kaluar, Këshilli i Kishave dhe i Organizatave Fetare të Ukrainës (Uccro) pati kujtuar rezultatin e një takimi me presidentin ukrainas Zelensky, gjatë të cilit, shpjegon një deklaratë, nënvizohej dënimi kategorik i "aktiviteteve të Kishës Ortodokse Ruse", të quajtur "bashkëpunëtore në krimet e përgjakshme kundër njerëzimit të pushtuesve rusë". Në komunikatë ripohohej edhe respektimi i të drejtave dhe lirive fetare,  si dhe mundësia që besimtarët "pavarësisht nga disa sfida të lidhura me luftën, "t’i shprehin me dinjitet ndjenjat dhe besimet e tyre fetare".

21 gusht 2024, 14:45