Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
LAVDET NË LATINISHT
Programe Podcast
VENEZUELA- ZGJEDHJET - GONZALEZ VENEZUELA- ZGJEDHJET - GONZALEZ  (AFP or licensors)

Venezuela, Shtetet e Bashkuara njohin fitoren e Gonzalez Urrutia

Fjalët e Uashingtonit vijnë pas atyre të kombeve të tjera, përfshirë Perunë. Përgjigja e Maduros është e ashpër: “Përjashta hundën nga vendi im!”. Mijëra të arrestuar në protesta, Gjykata e Lartë e Drejtësisë ka thirrur sot kandidatët për presidentë.

R. SH. - Vatikan

“Duke pasur parasysh provat dërrmuese, është e qartë për Shtetet e Bashkuara dhe, më e rëndësishmja, për popullin venezuelian se Edmundo Gonzalez Urrutia kishte numrin më të madh të votave në zgjedhjet presidenciale të Venezuelës të 28 korrikut”. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken e pohoi këtë, pavarësisht se Këshilli Zgjedhor i Venezuelës shpalli fitues të zgjedhjeve Maduron, rezultat i kundërshtuar nga Gonzalez dhe liderja e opozitës, Maria Corina Machado, sipas së cilës ata morën më shumë se dy të tretat e tërësisë së votave.

Selia e Shenjtë në OAS: dialog dhe pjesëmarrje për të kapërcyer krizën në Venezuelë

E menjëhershme, përgjigja e Nicolas Maduro, që i kërkoi Shteteve të Bashkuara “ta nxirrnin hundën" jashtë vendit të Karaibeve. "Shtetet e Bashkuara - ishin fjalët e tij, të transmetuara në TV shtetëror - duhet t’i mbajnë hundët larg Venezuelës, sepse janë njerëzit sovranë që qeverisin në Venezuelë, ata që zgjedhin, thonë e vendosin".

Diplomatët e dëbuar

Dy ditë më parë, Peruja ishte ndër vendet e para që njohu fitoren e liderit të opozitës. Tension i lartë edhe me Buenos Ajresin, pas dëbimit të stafit të ambasadës argjentinase nga Venezuela. Ndërkohë, Gjykata e Lartë e Drejtësisë e Venezuelës thirri dhjetë kandidatët presidencialë për sot, e premte 2 gusht. Maduro dhe González Urrutia mund të ndeshen kështu ballë për ballë.

Demonstratat

Një grup prej tetë organizatash joqeveritare për të drejtat e njeriut  denoncoi ndërkohë shtypjen e protestave që shpërthyen në vend pas rizgjedhjes së Maduros, nga ana e forcave qeveritare. “Kërkojmë nga autoritetet të përmbahen nga kriminalizimi i protestës dhe të respektojnë plotësisht normat ndërkombëtare për përdorimin e forcës” duke garantuar “respektimin dhe garantimin e të drejtës së lirisë së shprehjes, tubimeve paqësore dhe protestës” - këtë lexojmë në dokument, ndërsa në vend ka dhjetëra viktima, përfshirë të vdekur dhe të plagosur,  e edhe mijëra të arrestuar.

Flamuj, në shenjë proteste

Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado,  bëri thirrje për demonstrata nesër, e shtunë 3 gusht, në "të gjitha qytetet" e vendit, për të protestuar kundër mashtrimit të dyshuar elektoral, duke kërkuar që të ngrihet flamuri i Venezuelës në shenjë pakënaqësie.

 

02 gusht 2024, 14:43
Prev
February 2025
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728 
Next
March 2025
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031