Kërko

Më 16 shtator kalendari kujton Shën Çiprianin, ipeshkëv e martir

Shën Çipriani, ipeshkvi afrikan i shekullit III, tejet human e plot me shpirtin ungjillor, i nxiti të krishterët t’i ndihmonin vëllazërisht paganët gjatë epidemisë së murtajës; u kujtoi besimtarëve se jeta e vërtetë dhe pasuritë e vërteta nuk janë të kësaj bote; luftoi pa kompromis kundër zakoneve të korruptuara e mëkateve që minonin jetën morale, posaçërisht kundër koprracisë e egoizmit.

R.SH. - Vatikan

Shën Çipriani, afrikan nga Kartagjena, që u kthye në fenë e krishterë në moshën 35 vjeçare, u shugurua më pas ipeshkëv e, 30 vjet më vonë, dha dëshminë e gjakut për Krishtin, duke u martirizuar nën perandorin Valeriani.

Shën Çipriani ishte tejet human e plot me shpirtin ungjillor, i nxiti të krishterët t’i ndihmonin vëllazërisht paganët gjatë epidemisë së murtajës; u kujtoi besimtarëve - që nuk donin t’i humbnin pasuritë tokësore – se jeta e vërtetë dhe pasuritë e vërteta nuk janë të kësaj bote; luftoi pa kompromis kundër zakoneve të korruptuara e mëkateve që minonin jetën morale, posaçërisht kundër koprracisë e egoizmit.

Për Çiprianin e ri dimë se lindi pagan në Kartagjenë rreth vitit 210 pas Krishtit. Qe pagëzuar në vitin 245, në vitin 249 zgjidhet ipeshkëv i Katragjenës.  Ipeshkvi afrikan i shekullit III, shën Çipriani, e pati shumë për zemër unitetin e Kishës e i pranoi plot mëshirë edhe ata që fillimisht e mohuan fenë, të tmerruar nga persekutimet kundër të krishterëve.

Kisha është një dhe e bashkuar nën katedrën e Pjetrit e ai që largohet, gënjen veten se bën pjesë në këtë bashkësi. Por, nuk do harruar edhe se i krishteri duhet ta falë me gjithë zemër atë që, pasi e ka braktisur Kishën, kërkon të rikthehet në atë vend ku njeriu i flet Zotit e Zoti e dëgjon njeriun.  Ky, thënë me dy fjalë, ishte stili baritor i shën Çipriani, afrikan nga Kartagjena, që u kthye në fenë e krishterë në moshën 35 vjeçare, u shugurua më pas ipeshkëv e, 30 vjet më vonë, dha dëshminë e  fesë duke derdhur gjakun për Krishtin, ai qe martirizuar nën perandorin romak Valeriani në vitin 258 pas Krishtit.

16 shtator 2024, 12:09