Santissimo Nome di Maria Santissimo Nome di Maria

At Gjergj Fishta: Emni i Zojës

At Gjergj Fisht: 10 O Zojë, o Virgjin, o Shêjtneshë unjí,/ Se ç’êmna t’bukur gjuha e robit t’ruen!/ Mâ se ‘i fis n’zâ per armë e per lumni/ Pajtore, o Zojë, tý t’quen./… 21 T’ falemi o e para mbas Tenzot Marija,/ O Drandofille, o Hýll qi ruen rrezikut,/ Si dielli e zgjedhne, e rrebtë porsi ushtrija Rreshtue per báll /t’anmikut.

R.SH. - Vatikan

Atë Gjergj Fishta: Êmni i Zojës

Nuk dij se cillës termale ‘í ditë tue shkue
E nji landtari njitej vasha e lume,
Njitej pa kênë kundrue ke trolli i gzue
I njaj shtatxânmje s’motnueme.
2 E, mbasi u fal me atê, e cilla e priti
Me shum njerzí, tue dhânun lavde Zotít:
Mue kanë me m’ quejtun t’lume, brohoriti,
Fiset e dheut gjatë motit.
Deh ! se n’ç’qetsi kto fjalë koha madhshtore
T’i ndiejte atë herë i kishte vû prej serit!
O kshill i ynë i ngathët ! Oh e rrêjshme p’rore
Mende shqyrtuese e nierit.
4 Na dishmitarë qi mbasandej mbi dhé
Krejt ndodhi puna mbas fjalës s’ate s’lume;
Na ruejtë shelbimit, n’shkollë t’hyjnuehsme lé
T’t’ vertetavet t’amshueme,
Na e dijm, o Zojë, se veç e Hyj’ i lumnueshem
E mbajti atë besë qi e dhae ti n’brohori,
Njai qi t’a msoi : per né fort í madhnueshem
Âsht êmni i yt, Marí.
6 Per né Nana Zotit don me thânë njai êmen:
T’falemi, o e lume: ‘i êmen qi t’i gjajë
I cilli burrë e pat ja e cilla fêmen,
Ja qi per ngjet t’i a mbajë?
7 T’falemi, o e lume: t’cillat mote t’ngrata
S’e ndien atë êmen tue e permendun valle?
Kur kjé qi at’ êmen djalit s’ia mësoi tata?
T’cilla termale e zalle
8 Tue e thirrë s’e ndien? Jo veç se bota e vjeter
Bán kishat t’ ua me madhní ndertue,
Por e Kolombit, edhe, bota tjeter
Ushqen t’devoçemt t’ue.
Pertej sa dete, e m’ t’cillat djerre kputet
Nji lule e eger e aq e irnueme bojet
T’lterit t’and, me uzdajë gjithkush kú lutet.
Qi mos t’i njohe trojet?
10 O Zojë, o Virgjin, o Shêjtneshë unjí,
Se ç’êmna t’bukur gjuha e robit t’ruen!
Mâ se ‘i fis n’zâ per armë e per lumni
Pajtore, o Zojë, tý t’quen.
11 Tý kúr t’agojë, e n’mbramjet prej prendimit,
E kúr t’jét dita n’gjysët, edhe m’atë herë
Kumbonët t’pershndeten, çetët tue thirrë t’kshtenimit
Me t’dhanun lavd e nderë.
12 Nder friga t’mnershme, t’cillat i a qet nata,
T’ permendë tý fmija; tuj u dridhë detari,
Thellimi kúr luron e bjen shtergata,
Kah Ti prírë sýt, qyqari.
13 N’atë gji t’andin, t’lumnueshmin, o Zojë, grueja
Lott e perbuzun i riton, e shkreta,
Edhe i ankon, o e lume, nder kambë t’ueja
T’gjitha fshâmet e veta:
14 Ankohet Tý, qi, t’lutnat ndien e ankimet,
Jo porsi i ndien ky sheklli i ynë i zí,
E dhimben e t’ pushtedshmit s’dán prej dhimbet
T’ t’ ligshtit qi fshân n’vobsi.
15 Ti vetë, dikúr, o e lume, pate kjá:
As kurr njai váj nuk ka per t’u harrue:
Enè perflitet sot me sot: e prà
Kaq mot m’tâ ka kalue.
16 Per ditë enè perflitet e lotohet
Gjithkah: per gzime qi ké pasë mbi dhé
Tash edhe bota rrokull me tý gzohet,
Si t’ishte ‘i punë e rè.
17 Kaq duhej t’u levdote Nane e t’Lumit
Edhe m’kto zaje t’ona posë gjith robit;
Kaq Zoti desht me e vû mbi gjith t’naltuemit
Ketë vajzë lé n’fis t’Jakobit.
18 O ju Evrej, o t’namun posë gjithkuej,
O t’shtypnit ju njaj mnije s’gjatë mizore,
 nuk ka dalë ajo prej fisit t’uej
Qi na e nderojm n’therore?
19 Â s’âsht dere s’Davidit ? Ke ajo menden
Profetët e patne n’letra, kúr t’amshueme
T’artat shêje t’njaj Virgjine permenden
T’ngrehna m’mretnì t’shemtueme.
20 Deh! ‘iherë ka’ Âjo secilli jush le t’siellet,
Qi Âjo t’u pshtojë, qí t’vett s’i djerrë n’ketë dhé
E fis e kómb mos t’jét kah vrân e kthillet
Qi sot mos t’kndojë me né:
21 T’ falemi o e para mbas Tenzot Marija,
O Drandofille, o Hýll qi ruen rrezikut,
Si dielli e zgjedhne, e rrebtë porsi ushtrija Rreshtue per báll t’anmikut.

Atë Gjergj Fishta OFM; ‘Vallja e Parrizit’, fq. 104-107          

12 shtator 2024, 10:19