"Crocifisso di Sant'Eutizio - @Musei Vaticani" "Crocifisso di Sant'Eutizio - @Musei Vaticani"

Më 2 shtator kalendari kujton Shën Habibin e Edesës, martir

Gjatë persekutimeve tё tё krishterëve në kohën e perandorit Liçino Valerit, Shën Habibi qëndroi i patrembur para kërcënimeve, premtimeve e torturave, derisa nuk u dënua përfundimisht me vdekje dhe u djegë për së gjalli më 15 shtator të vitit 322.

R.SH. - Vatikan

Më 2 shtator kalendari kishtar përkujton Shën Habibin e Edesës, diakon e martir

Habibi, martir i vitit 322 pas Krishtit, ishte diakon i Edesës, qytet i Sirisë i cili ishte qendër e kulturës kristiane (është e njohur shkolla e Edesës) në shekullin e IV-V-të. I shpëtoi persekutimeve kundër të krishterëve në vitin 305 nga Galeri, perandori romak i Lindjes, i cili më vonë në vitin 311 e shpalli ediktin e tolerancës ndaj të krishterëve.

Gjatë persekutimeve të përmendura, në vitin 306 mbetën të vrarë martirët e shenjtë Guria e Samona, miq e bashkëatdhetarë të Shën Habibit. Me hyrjen në fuqi të ediktit të tolerancës perandorake ndaj të krishterëve, Habibi pati mundësi të ushtronte në mënyrë të lirie misionin e tij dhe për disa vite mbështeti e përforcoi në fe popullin e krishterë të Edesës.

Mirëpo me ardhjen në pushtet të perandorit Liçino Valerit (250-325) shpërtheu një përndjekje e re e tmerrshme kundër të krishterëve e në këtë valë u arrestua edhe diakoni i krishterë Habibi i cili megjithëkëtë mbërrini të lirohej. Në zemër kishte dëshirën e flaktë ta dëshmonte Krishtin e Ungjillin e Tij deri në martirizim e prandaj nuk mbeti i fshehur nga stuhia e persekutimit, por u paraqit vullnetarisht tek Teotekni, njëri prej oficerëve të Lizanit, guvernatorit të provincës.

I nënshtrua  gjyqit e marrjes në pyetje nga persekutorët, Shën Habibi qëndroi i patrembur para kërcënimeve, premtimeve e torturave, derisa nuk u dënua përfundimisht me vdekje dhe u djegë për së gjalli më 15 shtator të vitit 322.

02 shtator 2024, 10:19