2024.09.28 Viaggio Apostolico in Belgio - Visita alla Tomba di Re Baldovino 2024.09.28 Viaggio Apostolico in Belgio - Visita alla Tomba di Re Baldovino

Papa vlerëson guximin e mbretit Baudouin, i cili nuk nënshkroi ligjin e abortit

Papa në kriptin mbretëror të Kishës së Zojës së Laekenit, në prani të mbretit dhe mbretëreshës, u lut para varrit të sovranit katolik, i cili në vitin 1992 abdikoi për 36 orë për të mos nënshkruar ligjin për legalizimin e aborti. Papa kërkoi të shikojmë shembullin e tij në një kohë kur "ligjet penale" po fitojnë terren dhe uroi që kauza për lumnimin e tij të vazhdojë. Më pas në Nunciaturën Apostolike takon dy familje refugjate të ardhur në Belgjikë përmes korridoreve humanitare

R.SH. / Vatikan

Papa Françesku, gjatë vizitës së tij në Belgjikë, deshi të nderonte Mbretin Baudouin, sovranin katolik, i cili mbretëroi nga viti 1951 deri në vdekjen e tij në 1993, i njohur sepse pati abdikuar për tridhjetë e gjashtë orë në vitin 1992 për të mos firmosur ligjin për legalizimin e abortit. Papa, pas takimit në Bazilikën Koekelberg me ipeshkvijtë, meshtarët, rregulltarët e rregulltaret e Bukselit, vizitoi kriptin mbretërore, poshtë Kishës së Zojës të Laekenit, ku gjenden varret e shumë anëtarëve të shtëpisë Mbretërore të Belgjikës.

I pritur nga Mbreti Philippe dhe Mbretëresha Mathilde, Papa u ndal përpara varrit të mbretit Baudouin në lutje. Më pas, njofton Zyra e Shtypit e Vatikanit, para Mbretit dhe të pranishmëve, Papa "lavdëroi guximin" e Baudouinit, kur ai zgjodhi "të linte postin e tij si Mbret për të mos nënshkruar një ligj vrasës". Papa u bëri thirrje belgëve që ta shikojnë atë në këtë kohë kur po bëhen ligjet kriminale, penale. Një referim ndaj ligjeve pro abortit dhe eutanazisë, praktika që tashmë janë të ligjshme prej vitesh në Belgjikë. Papa uroi gjithashtu që  "kauza e Mbretit Baudouin për lumturimin do të vazhdojë".

Pas kësaj vizite, Papa u kthye në Nunciaturën Apostolike ku përshëndeti dy familje refugjatësh, një të krishterë nga siria dhe një myslimane nga Xhibuti, të strehuar nga Komuniteti i Shën Egjidit, të cilët mbërritën në Belgjikë falë aktivizimit të "korridoreve humanitare".

28 shtator 2024, 17:55