Tutti i santi Tutti i santi

Shenjtorët e javës 15-22 shtator

E diel 15 shtator, Kisha katolike kremton të dielën e 24-të gjatë vitit, e gjithnjë më 15 shtator, kalendari kishtar përkujton festën e të Zojës së Bekuar të Dhimbshme.

R.SH. - Vatikan

E diel 15 shtator, Kisha katolike kremton të dielën e 24-të gjatë vitit, e gjithnjë më 15 shtator, kalendari kishtar përkujton festën e të Zojës së Bekuar të Dhimbshme. 

Në Ungjillin e kësaj së diele nga Marku, Jezusi na bën pyetjen vendimtare: “Ju, kush thoni se jam unë?” (Mk 8,29). Kësaj pyetje Pjetri apostull nuk i ikë: “Ti je Krishti, ti je Mesia”(Mk 8,29).  Me këto fjalë Pjetri e njeh dhe pranon në Jezusin të dërguarin e Hyjit, Mesinë. Rrëfimi i fesë së tij është pika e parë e arritjes në dinamikën e ungjillit të Markut: nga mahnitja fillestare arrihet tek zbulimi, tek dëftimi i identitetit të Jezusit. 

Të hënën më 16 shtator, kalendari përkujton shën Kornelin papë, shën Çiprianin ipeshkëv e martirë, shën Eufeminë martire dhe shën Vitorin, papë. 

Të martën më 17 shtator, kalendari përkujton shën Robert Belarminin, kardinal, ipeshkëv e doktor i Kishës. 

Të mërkurën më 18 shtator, kalendari përkujton shën Jozefin nga Kopertino, meshtar françeskan dhe shën Arianën.. 

Të enjten më 19 shtator, kalendari përkujton shën Gjenarin, ipeshkëv i Beneventos e martir.

Të premten më 20 shtator, kalendari përkujton shenjtorët Andreun Kim Taegon, meshtar me shokët, martirë koreanë. 

Të shtunën më 21 shtator, kalendari përkujton shën Mateun, apostull e ungjilltar. 

Të dielën e ardhshme më 22 shtator, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 25-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë, sipas kalendarit liturgjik, e gjithnjë më 22 shtator kalendari përkujtohen edhe shën Mauricion me shokë, ushtarë e martirë. 

 

 

15 shtator 2024, 09:35