Kërko

 Tutti i santi Tutti i santi

Shenjtorët e javës 1 - 8 shtator

E diel 1 shtator, Kisha katolike romake kremton të Dielën e 22-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë 'B'. Gjithnjë më 1 shtator kalendari përkujton edhe shën Egjidin, abat; shën Viktorin; shën Sikstin e shën Jozuhen.

R.SH. / Vatikan

E diel 1 shtator, Kisha katolike romake kremton të Dielën e 22-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë 'B'. Gjithnjë më 1 shtator kalendari përkujton edhe shën Egjidin, abat; shën Viktorin; shën Sikstin e shën Jozuhen.

Ungjilli kësaj së diele nga Marku (Mk 7, 1-8.14-15.21-23) që flet për diskutimin e Jezusit me disa farizenj e skribë, lidhur me traditat e lashta. Disa farizenj e skribë i zbatonin normat në mënyrë të përpiktë e i paraqisnin si shprehje e fesë së vërtetë, por Jezusi u mëson atyre se feja është tjetër gjë. Respektimi fjalë për fjalë i rregullave është diçka e shterpët, nëse nuk e shndërrojnë zemrën e nuk vihen konkretisht në jetë. Duhet hapur zemra për takimin me Zotin e me Fjalën e Tij në lutje, duhet kërkuar drejtësia e paqja, duhen ndihmuar të varfërit.  “Ju respektoni traditat e njerëzve, e lini pas dore urdhërimet e Zotit”, u tha Jezusi. 

Të hënën më 2 shtator, kalendarit kishtar përkujton shën Albertin Viton; shën Zenonin, martir i Nikomedisë.

Të martën më 3 shtator, kalendarit kishtar përkujton shën Gregorin e Madh, papë e doktor i Kishës.

Të mërkurën më 4 shtator, kalendarit kishtar përkujton shën Bonifacin I, papë, shën Rozen e Viterbos, virgjër, shën Marinin, oshënar dhe shën Mosiun, profet e ligjdhënës.

Të enjten më 5 shtator, kalendarit kishtar përkujton  shenjtën Nënë Terezën, Ganxhe Bojaxhiun, themeluese e Motrave Misionare të dashurisë, bijë e motër shqiptare, Nënë e Engjëll i të varfërve. Festa liturgjike të Shenjtës Nënë Terezë përkon me përvjetorin e vdekjes së saj. kjo festë liturgjike do të kremtohet në të gjitha Kishat në trevat shqiptare, në Indi dhe në mbarë botës, me kujtimin përherë të gjallë të mesazhit që Shenjta Nënë Terezë u la besimtarëve e të gjithë njerëzve vullnet mirë: ta duam Zotin mbi çdo gjë e të afërmin porsi vetveten.

Gjithnjë më 5 shtator,  kalendarit kishtar përkujton shën Erkolanin e Taurinin, martirë.

Të premten më 6 shtator, kalendari kishtar përkujton shën Zakarinë profet, shën Onesiforin, dishepull i shën Palit Apostull. Po kujtojmë se e premtja e ardhshme është e premtja e parë e muajit, që besimtarët e krishterë ia kushtojnë në mënyrë të posaçme adhurimit të Zemrës së Krishtit.

Të shtunën më 7 shtator,  kalendarit kishtar përkujton shën Regjinën, virgjër e martire dhe shën Guidon, ipeshkëv të Arecos. Gjithnjë të shtunën e ardhshme, kujtojmë se bie shtuna e parë e muajit shtator e besimtarët katolikë këtë ditë ia kushtojnë posaçërisht lutjeve e nderimit të Zemrës së Zojës së Bekuar, Virgjërës Mari.

Të dielën e ardhshme me 8 shtator, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 23-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë 'B'. Gjithnjë më 8 shtator Kisha kremton edhe festën e të Lindurit të Virgjërës Mari, Zojës së Papërlyer. Zoti ka vënë në të burimet e jetës, është e zgjedhura mbi të gjitha gratë. Papa Benedikti XVI në takimin me të rinjtë në Loreto më 2010 ndër të tjera pohoi: Jezu Krishti është mishëruar në kraharorin virgjëror të një vajze, në një vend të vogël të Galilesë; është lindur në Betlehem, në një vend të thjeshtë të Judesë, e në shtëpinë e varfër të Nazaretit është rritur duke vënë themelet e misionit shpëtimtar. Gjithnjë më 8 shtator, kalendari kishtar kujton edhe shën Sergjin I, papë.

01 shtator 2024, 09:05