Tutti i santi Tutti i santi

Shenjtorët e javës 22-29 shtator

E diel 22 shtator, Kisha katolike kremton të dielën e 25-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë 'B', e gjithnjë më 22 shtator kalendari kujton shën Mauricion me shokë.

R.SH. - Vatikan

E diel 22 shtator, Kisha katolike kremton të dielën e 25-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë 'B', e gjithnjë më 22 shtator kalendari kujton shën Mauricion me shokë.  

Në Ungjillin e kësaj së diele nga Marku (Mk 9, 30-37), Fragmenti i sotëm ungjillor, na paraqet Apostujt tё cilët jo vetëm nuk e kuptojnë atё që u thotë Jezusi pёr vdekjen e tij tё afërme, por nisin tё diskutojnë kush ёshtё mё i madhi ndër ta. Atёherё Jezusi ndërhyn pёr t’u shpjeguar me durim logjikёn e tij, logjikё e dashurisё qё bёhet shёrbim deri nё dhurimin e plotё tё vetvetes: “Nё se njё njeri dёshiron tё jetё i pari, duhet tё jetё i fundit e shёrbёtori i tё gjithёve”.

Kjo ёshtё logjika e krishterimit, qё i pёrgjigjet tё vёrtetёs sё njeriut tё krijuar sipas shёmbёlltyrёs sё Hyjit, por qё njёkohёsisht i kundёrvihet egoizmit tё tij, pasojё e mёkatit tё rrjedhshёm.Të hënën më 23 shtator, kalendari liturgjik përkujton shën Piun nga Pietrelçina, meshtar kapuçin.

Të martën, më 24 shtator, kalendari kishtar përkujton të Lumen Mari Virgjër të Merçedes dhe shën Zefir Agostinin.

Të mërkurën, më 25 shtator, sipas kalendarit kishtar përkujton shën Firminin, ipeshkëv, shën Kleofën dhe shën Sergjin Radonez.

Të enjten më 26 shtator, kalendari kishtar përkujton shën Kozmain e Damianin, martirë, si dhe shën Nilin, abat e themelues i manastirit të Grotaferratës afër Romës, në të cilin jetojnë e veprojnë murgjërit e shën Bazilit, të ritit bizantin. 

Të premten më 27 shtator, kalendari kishtar përkujton shën Vincenc de' Paolin, meshtar, themelues i Kongregatës së Misioneve e të Bijave të Dashurisë, pajtor qiellor i të gjitha Shoqatave të Bamirësisë.

Të shtunën më 28 shtator, kalendari kishtar përkujton shën Vinceslaun e Bohemisë, martir, shën Lorencin Ruiz me Shokë, martirë.

Të dielën e ardhshme më 29 shtator, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e 26-të gjatë vitit liturgjik, ciklit të dytë 'B', e po më 29 shtator, kalendari kremton festën e Kryeengjëjve Mikel, Gabriel e Rafael.

 

 

22 shtator 2024, 10:01