Kërko

tutti i santi tutti i santi

Shenjtorët e javës 29 shtator - 6 tetor

E diel 29 shtator, Kisha katolike kremton të Dielën e 26-të gjatë vitit liturgjik, ciklit të dytë, sipas kalendarit kishtar. E po sot më 29 shtator, kalendari pёrkujton festën e Kryeengjëjve Mikel, Gabriel e Rafael.

R.SH. - Vatikan       

E diel 29 shtator, Kisha katolike kremton të Dielën e 26-të gjatë vitit liturgjik, ciklit të dytë, sipas kalendarit kishtar. E po sot më 29 shtator, kalendari pёrkujton festën e Kryeengjëjve Mikel, Gabriel e Rafael.

Me këtë të diele përfundojmë shtatorin e hyjmë në muajin tetor, të cilin Kisha në mënyrë të posaçme ia kushton nderimit të Shenjtënueshmes Mari Virgjër dhe Misioneve në botë.

Në ungjillin e kësaj së diele nga Marku, Jezusi qorton dishepujt që nuk tolerojnë dhe u kujton atyre që askush nuk mund të monoplizojë besimin në Krishtin. Të veprojnë në emër të tij do të thotë që ata duhet të pranojnë vetveten, të rinjihen si vëllezër: ja një nga shenjat dalluese të Kishës primitive. Kështu duhet të jetë gjithmonë Kisha armike e çdo diskriminimi, shenjë dhe vend vëllazërimi.

Tё hёnёn mё 30 shtator, kalendari kishtar pёrkujton shën Jeronimin, meshtar e doktor i Kishës, që i lutej Zotit t’i jepte diturinë e vërtetë për të kuptuar si duhet Fjalën Hyjnore. Gjithnjë mё 30 shtator, kalendari kishtar përkujton edhe shën Françesk Borgjen, jezuit. 

Të martën më 1 tetor, bie përkujtimi i shën Terezës së Jezusit Fëmijë, virgjër karmelitane, doktore e Kishës e pajtore e misioneve.  

Të mërkurën më 2 tetor, bie festa e Engjëjve të Rojës. Bibla thotë se Zoti do t’u japë urdhër engjëjve të vet t’i ruajnë njerëzit në udhët e jetës. Kjo e kremte na kujton se Zoti dërgon engjëjt e tij për të na shoqëruar në çdo hap të jetës sonë. Engjëjt e Hyjit mbrojnë posaçërisht më të vegjlit, ata që shoqëria i përbuz e i flak jashtë radhëve të saj.

Të enjten më 3 tetor, kalendari përkujton shën Gerardin e Bronjës, shën Kandidën, shën Dionizin dhe të Lumin Luigji Talamoni. 

Të premten më 4 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Françeskun e Asizit dhe shën Petronin. Shën Françeskun e Asizit, ёshtё i nderuar e vlerёsuar edhe nga besimtarët shqiptarë, për hir të lidhjes së ngushtë me françeskanët, bijtë e Shën Françeskut, shpërndarë kudo në trevat shqiptare.

Të shtunën më 5 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Faustinën Kovalska, shën Plaçidon, dhe të Lumin Bertolo Longo.  Liturgjia e ditës na kujton “emrat tuaj janë të shkruar në qiell”, u thotë Jezusi atyre, që e kumtojnë me gëzim Mbretërinë e Hyjit.

Të dielën e ardhshme më 6 tetor, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e 27-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë, sipas kalendarit kishtar. E gjithnjё mё 6 tetor, kalendari përkujton shën Brunon nga Kalabria, meshtar, themelues i Certozinëve. 

29 shtator 2024, 09:56