Mё 8 tetor, kalendari kujton shenjtoret Pelageja e Taidea, martire
R.SH. - Vatikan
Kalendari kishtar më 8 tetor përkujton Shenjtëreshat Pelagenë e Taidea, virgjëra e martire të krishtëra në periudhën e persekutimeve të Dioklecianit.
Shën Pelagea e Shën Taidea qenë dy gra të përdala, që duke u takuar përmes Ungjillit me Krishtin, ndërruan rrënjësisht rrugën e stilin e jetës, u shkëputen përgjithmonë nga e kaluara e jetuan në përkim me mësimet ungjillore.
Për Shën Pelagenë dimë se ishte martire e re nga Antiokia, ku njihej si valltare e përmendur. Takimi me ipeshkvin vendas, Nonno, të cilin u përpoq ta korruptonte, e bëri të braktisë gjithçka e të ndjekë deri në vdekje me martirizim mësimet e Krishtit.
Shën Taidea pasi kaloi nga një jetë mëkatare në të Ungjillit, përmendet si model i jetës së krishterë nga Dante Aligheri në veprën e njohur ‘Komedia Hyjnore’. Duket të jetë jetuar në shekullin III pas Krishtit. Ishte Shën Panfuci ai që e bindi të ndërronte rrugë e të hynte në kuvend në jetën rregulltare, ku jetoi në mënyrë shembullore Ungjillin e Krishtit.