Tutti i santi Tutti i santi

Shenjtorët e javës 20 - 27 tetor

E diel 20 tetor, Kisha katolike kremton të Dielën e 29-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë 'B', e gjithnjë më 20 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Irenën e Portugalisë, shën Adelinën, shën Maria Bertila Boskardinin e shën Vitalin. Po më 20 tetor shënohet Dita 98-të Misionare Botërore që ka si temë "Shkoni dhe ftoni të gjithë në banket (shih Mt 22,9)".

R.SH. - Vatikan

E diel 20 tetor, Kisha katolike kremton të Dielën e 29-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë 'B', e gjithnjë më 20 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Irenën e Portugalisë, shën Adelinën, shën Maria Bertila Boskardinin e shën Vitalin. 

Po sot më 20 tetor shënohet Dita 98-të Misionare Botërore që ka si temë "Shkoni dhe ftoni të gjithë në banket (shih Mt 22,9)". Në këtë ditë në të gjitha famullitë kishtare të Dioqezave kudo në botë mbahet mbledhja e detyrueshme e lëmoshës e cila është e destinuar për vepra misionare në viset më të varfra e të mënjanuara.

Të hënën më 21 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Kornelin, shën Ilarionin, abat, shën Orsolinës, shën Çeçilen e shën Gasprin nga Bufalo, meshtar, themelues i Misionarëve të Gjakut të Çmueshëm. 

Të martën më 22 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Gjon Palin II, papë, shën Donatin nga Fiezole e shën Markun, ipeshkëv i Jeruzalemit.  

Të mërkurën më 23 tetor, kalendari përkujton shën Gjon Kapestranin, meshtar françeskan dhe shën Severinin Boezio, filozof romak e martir.  

Të enjten më 24 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Luigj Guanelën e shën Antonio M. Klaret, themelues i Kongregatës së Bijave të Zemrës së Papërlyer të Marisë.  

Të premten më 25 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Krizantin e shën Darian, martirë të shekulli III, shën Gaudencin dhe të Lumin Karlo Gnocchin. 

Të shtunën më 26 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Dhimitrin, martir, shenjtorët Luçanin e Marçanin dhe shën Damianin Furcheri.

Të dielën e ardhshme më 27 tetor, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e 30-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë 'B', gjithnjë më 27 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Evaristin papë dhe shën Frumencin, apostull i Etiopisë.

20 tetor 2024, 10:40