Shenjtorët e javës 6-13 tetor
R.SH. - Vatikan
E diel 6 tetor, Kisha katolike kremton të dielën e 27-të të vitit kishtar, ciklit të dytë ‘B’, e gjithnjë më 6 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Brunon nga Kalabria, meshtar e themelues i murgjëve çertozinë.
Të hënën më 7 tetor, bie festa e Zojës Rruzare, e po më 7 tetor kalendari përkujton edhe shën Justinën, shën Markun papë dhe shën Sergjin e Bahun, martirë. Në këtë ditë, me Rruzare në dorë, i lutemi Zojës së Bekuar të na ndihmojë të meditojmë për misteret e jetës së Jezu Krishtit, të na udhëheqë ajo, që e ndoqi në mënyrë aq të veçantë jetën e Birit të Zotit.
Të martën më 8 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Pelagjinë, virgjër e martire, shën Feliçin e shën Ugon.
Të mërkurën më 9 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Dionigjin me shokë, martirë, shën Gjon Leonardin, meshtar, themelues i Rregulltarëve të Nënës së Zotit dhe e shën Abrahamin, patriark.
Të enjten më 10 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Paulinin, ipeshkëv i Jorkut, shën Danielin, Samuelin e shokëve, martirë e parë françeskanë, shën Çernobin e shën Tankan.
Të premten më 11 tetor,kalendari kishtar përkujton Shën Gjonin XXIII, papë, nismëtar i Koncilit të II Kishtar të Vatikanit, shën Filipin, diakon, e shën Aleksandër Saulin, ipeshkëv i Pavisë.
Të shtunën më 12 tetor, festohen Zoja, Nënë e Kishës, e po më 11 tetor kalendari kishtar përkujto edhe shën Serafinin nga Montegranaro, lajk kapuçin dhe shën Edistin, martir.
Të dielën e ardhshme më 13 tetor, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 28-të të vitit kishtar, ciklit të dytë ‘B, e po më 13 tetor kalendari kishtar përkujton shën Teofilin, ipeshkëv i Antiokisë, shën Romolon e shën Gerardin.