Kërko

Më 20 nëntor kalendari kujton Shën Oktavin, martir

Shën Oktavi, së bashku me Shën Solutorin e Shën Aventorin jetuan dhe u martirizuan rreth shekullit III. Oktavi e Aventori u mbytën në Valdoko të Torinos. Qenë ushtarë romakë, por në shërbim të Zotit.

R.SH. - Vatikan

Më 20 nëntor kalendari kishtar përkujton shën Oktavit, Solutorin dhe Adventorin, ushtarë romakë, por në shërbim të Zotit, jetuan dhe u martirizuan rreth shekullit III p.K.. Ushtarët, të armatosur nga dora e të fuqishmëve, por në realitet në shërbim të një Mbretërie më të madhe, atij të Zotit: shenjtorët Oktavi, Solutotidhe Adventori i përkasin grupit të madh të ushtarëve romakë që iu përmbajtën Ungjillit dhe këtë e paguan me jetët e tyre.

Pak gjëra të sigurta dimë për Shenjtin që përkujtohet sot. Falë shkrimeve të ipeshkvit të parë të Torinos, Shën Maksimit, dihet me siguri vetëm se Shën Oktavi, së bashku me Shën Solutorin e Shën Aventorin jetuan dhe u martirizuan rreth shekullit III. Gojëdhënat e mëvonshme i paraqesin si ushtarë të legjionit mitik të Tebesë dhe tregojnë se Oktavi e Aventori u mbytën në Valdoko të Torinos, ndërsa Solutori ia doli mbanesh të ikte në Kanaveze. Por aty u kap rishtas e iu pre koka në brigjet e lumit Dora Baltea.

Martiriologu Romak, kalendar zyrtar i Kishës universale, i përkujton me 20 nëntor, në përvjetorin e vdekjes, ndërsa dioqeza e Torinos ua kremton festën më 20 janar, ditën kur trupat e tyre u mbartën në Kishën e tre Shenjtorëve martirë. Në Kodikët e komunës së Torinos gjejmë një ikonografi të pasur kushtuar Shën Oktavit, Shën Solutorit e Shën Aventorit, pajtorë të lashtë të qytetit, të cilët paraqiten me simbolet e martirëve e të ushtarëve tebei.

20 nëntor 2024, 12:06