Kremlini mohon bisedën Trump-Putin. Shi bombash në Ukrainë
R.SH. - Vatikan
Asnjë telefonatë e Trump me Putinin. Ky, mohimi kategorik i zëdhënësit të Kremlinit, Dimitri Peskov, pas lajmit të publikuar nga Washington Post, sipas të cilit presidenti amerikan i ka kërkuar Moskës të mos i intensifikojë veprimet ushtarake në vend. Në qendër të bisedës duhet të kishte edhe propozime për të planifikuar një zgjidhje të shpejtë të konfliktit. Edhe qeveria ukrainase mohon të jetë informuar paraprakisht për një telefonatë të mundshme ndërmjet Trump dhe Putin. Sidoqoftë, nëse do të kishte një bisedë, sigurisht do të ishte ajo, që u zhvillua të dielën në mbrëmje. Në qendër të bisedës telefonike ishin marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe sfidat aktuale gjeopolitike. “Kancelarja – njofton qeveria gjermane – nënvizoi gatishmërinë e qeverisë federale për të punuar së bashku për kthimin e paqes në Evropë”.
Ukraina, sulm i ri rus në Kiev
Rusia ndërkohë ka intensifikuar operacionet ushtarake kundër Ukrainës. Gjatë natës të paktën pesë persona u vranë në qytetin e Mykolaiv, sipas guvernatorit rajonal, ndërsa një tjetër vdiq në një sulm në Zaporizhzhia. Rreth 300 kilometra në lindje të qytetit, ukrainasit raportojnë tre sulme ajrore që vranë një person dhe dëmtuan disa ndërtesa. Sulmet ajrore të Moskës goditën disa lokacione në Ukrainën jugore. Autoritetet e pohuan sot, një ditë pasi Moska dhe Kievi nisën sulme rekord me dron gjatë natës. Nga pala ruse, megjithatë, u bë njoftimi se dje ishte zmbrapsur një sulm masiv në infrastrukturën civile, në territorin e Federatës, duke shtuar se brenda 24 orëve u shkatërruan dhe u kapën 96 dronë ukrainas, shumica e tyre mbi rajonin e Moskës.
Trupat e Koresë së Veriut në Kursk
Sipas asaj që raportohet nga New York Times, që citon burime ukrainase, ushtria ruse ka dërguar një kontigjent prej 50 mijë ushtarësh në Kursk, duke përfshirë ushtarë të Koresë së Veriut. Objektivi është të rimarrë kontrollin e rajonit në funksion të ndryshimeve të mundshme në koalicionin që mbështet ushtarakisht Kievin. Për Pentagonin, forcimi i kontigjentit që do të përdoret në Kursk nuk do të kishte ndikuar në forcat ruse të dislokuara në Ukrainën lindore, duke lejuar kështu Moskën të vazhdojë të ushtrojë presion në të dy frontet.