Më 29 nëntor kalendari kujton shën Saturninin
Shën Saturnini, ipeshkëv i parë i qytetit të Tolos-ës, që e nderon si pajtor qiellor, është njëri prej shenjtorëve më popullor në Francë e në Spanjë, ku konsiderohet si mbrojtës i korridave.
R.SH. - Vatikan
Më 29 nëntor,kalendari kishtar përkujton shën Saturninin martir, shën Frederikun dhe të Lumin Dionizi të Lindjes së Krishtit.
Shën Saturnini, ipeshkëv i parë i qytetit të Tolos-ës, që e nderon si pajtor qiellor, është njëri prej shenjtorëve më popullor në Francë e në Spanjë, ku konsiderohet si mbrojtës i korridave. Me prejardhje nga Afrika, siç duket nga zanafilla e emrit të tij, Saturnino vendoset në Tolosa në vitin 250, nën konsullin Deçio e Grato, e predikon Ungjillin si Ipeshkëv misionar në Spanjë e në Gallinë jugore.
Sot Bazilika e Santurninit në Tolosa është njëra prej Kishave më madhështore e mbresëlënëse romanike të botës. Varri i shenjtit martir gjendet në qendër të absidës (kungës) së anijatës së kësaj bazilike.
29 nëntor 2024, 10:03