Kërko

Tutti i santi Tutti i santi

Shenjtorët e javës 10 - 17 nëntor

E diel 10 nëntor, Kisha katolike kremton të Dielën e 32-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë 'B', sipas kalendarit liturgjik, e gjithnjë më 10 nëntor, kalendari kishtar përkujton shën Leonin e madh, Papë e doktor i Kishës.

R.SH. - Vatikan

E diel 10 nëntor, Kisha katolike kremton të Dielën e 32-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë 'B', sipas kalendarit liturgjik, e gjithnjë më 10 nëntor, kalendari kishtar përkujton shën Leonin e madh, Papë e doktor i Kishës.

Të hënën më 11 nëntor, kalendari kishtar përkujton shën Martinin, ipeshkëv i Turit dhe shën Bartolomeun, abat i Grotaferratës. 

 Të martën  më 12 nëntor,  kalendari kishtar kujton shën Jozafatin, ipeshkëv e martir dhe shën Diegon, laik françeskan.

Të mërkurën më 13 nëntor, kalendari kishtar përkujton shën Nikollën I papë dhe shën Agostinen Pietrantoni, virgjër. 

Të enjten më 14 nëntor, kalendari kishtar përkujton shën Serapionin, ipeshkëv i Aleksandrisë. 

Të premten më 15 nëntor, kalendari përkujton shën Albertin e madh, ipeshkëv e doktor të Kishës dhe shën Jozef Pinjatelin, meshtar jezuit. 

Të shtunën më 16 nëntor, kalendari kishtar përkujton shën Margeritën e Skocisë dhe shën Gjeltruden, virgjër benediktine.

Të dielën e ardhshme më 17 nëntor, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e 33-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë 'B', e gjithnjë më 18 nëntor, kalendari kujton shën Elizabetën e Hungarisë, terciare françeskane.

 

 

10 nëntor 2024, 09:31