Kërko

Cristo Re dell'Universo, manoscritto Cristo Re dell'Universo, manoscritto

Shenjtorët e javës 24 nëntor - 1 dhjetor

E Diel 24 nëntor, Kisha katolike Universale kremton solemnitetin e Jezu Krishtit, Mbret të Gjithësisë, e gjithnjë më 24 nëntor, kalendari kishtar përkujton shën Andreun Dun-Lak, meshtar e shokëve të tij martirë e Shën Krizogonin, martir.

R.SH. - Vatikan

E Diel 24 nëntor, Kisha katolike Universale kremton solemnitetin e Jezu Krishtit, Mbret të Gjithësisë, e gjithnjë më 24 nëntor, kalendari kishtar përkujton shën Andreun Dun-Lak, meshtar e shokëve të tij martirë e Shën Krizogonin, martir.

Të hënën më 25 nëntor, kalendari kishtar përkujton Shën Katerinën e Aleksandrisë, virgjër e martire; Shën Moisiun, martir; Shën Pjetrin e Aleksandrisë, ipeshkëv e martir dhe të Lumët Luigji e Maria Beltrame Kuatroki, bashkëshortë.

Të martën më 26 nëntor, kalendari kishtar përkujton shën Sirikun papë; Leonardin nga Porto Mauricio, meshtar françeskan dhe Silvestrin, abat, themelues i Silvestrinëve.

Të mërkurën më 27 nëntor, kalendari kishtar përkujton shën Virgjilin, ipeshkëv i Salcburgut.

Të enjten më 28 nëntor, kalendari kishtar përkujton shën Jakun e Markeve, meshtar françeskan.

Po më 28 nëntor bie përvjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga perandoria osmane më 28 nëntor 1912. Shqipëria e të gjithë shqiptarët kudo në botë janë në festë për këtë ngjarje të madh kombëtare e shoqërore, me mirënjohje nga Zotit dhe të të parëve, për këtë dhuratë tejet të çmuar, që është pavarësia. Zoti e bekoftë Shqipërinë! Zoti e bekoftë popullin Shqiptar!

Të premten më 29 nëntor, kalendari përkujton shën Saturninin, martir, shën Frederikun e të Lumin Dionizi të Lindjes së Krishtit. Liturgjia e ditës na kujton thirrjen e psalmistit: Eja o Zot Jezus! T’i lirojmë zemrat nga gjithçka i rëndon!

Të shtunën më 30 nëntor, kalendari kishtar përkujton festën e shën Andreut, apostull. Sipas ungjilltarëve, Andreu është i pari i thirrur nga Jezusi, së bashku me të vëllain, Simon Pjetrin. Po kujtojmë se shën Andreu Apostull është edhe njëri ndër ungjillëzuesit e shqiptarëve, pra njëri prej atyre, që solli Ungjillin në trevat shqiptare. Shenjti na mëson se bashkimi i plotë me Krishtin arrihet vetëm duke ecur në rrugën e kryqit, që përfundon me ringjalljen.

Të dielën e ardhshme më 1 dhjetor, Kisha do të kremtojë të dielën e Parë të kohës liturgjike të Ardhjes, ciklit të tretë ‘C’, sipas kalendarit kishtar. Gjithnjë më 1 dhjetor, kalendari kishtar përkujton shën Eligjin, ipeshkëv i Lionit e  shën Naumin, profet.

24 nëntor 2024, 11:58