Shenjtorët e javës 3-10 nëntor
R.SH. - Vatikan
E diel 3 nëntor, Kisha katolike kremton të Dielën e 31-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë, gjithnjë më 3 nëntor, kalendari kishtar përkujton shën Martinin nga Porres e shën Silvinë, nënë e shën Gregorit të madh.
Liturgjia e kësaj së diele nga Marku (Mk 12,28-34)
Të hënën më 4 nëntor, kalendari kishtar përkujton shën Karl Borromeun, kryeipeshkëv i Milanos e kardinal si dhe shenjtorët Vitali e Agrikola, martirë bolonjezë.
Të martën më 5 nëntor. kalendari përkujton shenjtorët Domninin, Teotinin me shokët martirë.
Të mërkurën më 6 nëntor, kalendari përkujton shën Leonardin, vetmitar.
Të enjten më 7 nëntor, kalendari kishtar përkujton shën Erkolaun, shën Balbo-n dhe shën shën Ernestin.
Të premten më 8 nëntor, kalendari përkujton shën Gofredin, shën Adeodatin I papë si dhe shenjtorët e Martirët, reliket e të cilëve pushojnë në paqe në Bazilikën e shën Pjetrit në Vatikan. Të Lumin Gjon Dunks Skot.
Të shtunën më 9 nëntor, Kisha kremton festën e Kushtimit të Bazilikës së Lateranit në Romë.
Të dielën e ardhshme më 10 nëntor, Kisha katolike do të kremton të dielën e 32-të gjatë vitit kishtare, ciklit të dytë, e gjithnjë më 10 nëntor, kalendari kishtar përkujton shën Leonin e madh, papë e doktor i Kishës.