Von der Leyen kalon provimin e Strasburgut. Por shumica e saj është tkurrur

Parlamenti Evropian i ka dhënë dritën jeshile Kolegjit të Komisionerëve. Hemicikli i ndarë në dy dhe rrugëtim i mundshëm me pengesa për Ekzekutivin. Tre prioritete programore të përcaktuara në Strasburg nga politikanja gjermane: inovacioni, dekarbonizimi, siguria. Në sfond, të paktën në dukje, armët për Kievin, migrimi, Ballkani dhe demografia.

R.SH. / Vatikan

Drita jeshile nga Parlamenti i BE-së për Komisionin e ri, por konsensusi është në rënie. Me 370 vota pro, 282 vota kundër dhe 36 abstenime, Komisioni Von der Leyen II ka kaluar shqyrtimin e Parlamentit të BE-së dhe do të mund të fillojë punën nga 1 dhjetori.

27 nëntor 2024, 15:23