Kërko

2024.12.16 Sant' Adelaide Imperatrice 2024.12.16 Sant' Adelaide Imperatrice

Më 16 dhjetor kalendari kujton Shën Adelajdën, perandoreshë

Shën Adelaida, perandoreshë, grua dhe nënë, e cila në zemër të mesjetës kontribuoi në mbjelljen e farave të çmuara të një kulture që u rrit falë referimit të vazhdueshme ndaj dimensionit fetar dhe shpirtëror. Grua me aftësi të rralla intelektuale, Adelaidja mori pjesë gjallërisht në drejtimin e shtetit. Mbretëroi me urti të jashtëzakonshme, duke i kushtuar vëmendje të dorës së parë nevojtarëve. U lidh me lëvizjen e reformës së Clunyt

R.SH. - Vatikan

Me 16 dhjetor kalendari kishtar përkujton Shën Adelaidjen, perandoreshë e mençur, udhëheqëse dhe nënë e jashtëzakonshme që u shërbeu të varfërve dhe të vuajturveËshtë e mundur të jetosh pushtetin si një shërbim, si një mjet për të shëruar plagët e vuajtjeve të njerëzve, për t'u dhënë shpresë atyre që jetojnë në ankth. Këtë e dëshmon Shën Adelaida, perandoresha e Perandorisë së Shenjtë Romake, e cila jo vetëm iu kushtua të varfërve, por u bë apostulle e reformës së Klunit, duke themeluar Kisha dhe manastire.

Adelaidja lindi në vitin 931. I ati, Rudolfi, ishte mbreti i Burgonjës, e ëma, Berta, e bija e Lotarios, mbretit të Italisë. Si mbeti e vejë mbas tri vjet martese të lumtur, Adelaidja u persekutua e u burgos nga Berengari II i Friulit, që kishte shtënë në dorë mbretërinë e Italisë, vetëm sepse nuk pranoi të martohej me të birin. U lirua nga Ottoni I, me të cilin u martua e pati tre fëmijë. Ndërmjet tyre, Ottonin II.

Grua me aftësi të rralla intelektuale, Adelaidja mori pjesë gjallërisht në drejtimin e shtetit. Në vitin 962 Papa Gjoni XII e kurorëzoi së bashku me të shoqin, Otonin I. Pas vdekjes së Otonit, kaloi përsëri një periudhë tepër të vështirë, për shkak të të birit, Otonit II dhe së resë, Teofanisë. Nga viti 983 i mori në dorë frenat e shtetit si kujdestare e nipit të mitur, Otonit III.

Mbretëroi me urti të jashtëzakonshme, duke i kushtuar vëmendje të dorës së parë nevojtarëve. U lidh kështu me lëvizjen e reformës së Clunit, posaçërisht me abatët Maiolo e Odilone. Ndërtoi kisha e kuvende, ndihmoi me të dyja duart të gjithë njerëzit e kishës, që i drejtoheshin për të kërkuar mbështetje, derisa u tërhoq në kuvendin benediktin të Selct në Strasburg, që e kishte themeluar vetë, ku u përgatit për një vdekje të shenjtë.

Mbylli sytë më 16 dhjetor të vitit 999. Nisi të nderohej si shenjte në Alsasë shumë më parë se të shpallej shenjtore nga Urbani II në vitin 1097. Megjithatë emri i saj nuk përfshihet në Martiriologun Romak.  Jetën e Shën Adelaides e shkroi Abati Odilone, i cili e njohu nga afër Shenjtoren. 

Emri Adelaide, shumë i përhapur ndër shqiptarё, ku ka marrë trajtën e shkurtuar Lajde e Adela, vjen nga gjermanishtja e lashtë dhe do të thotë “bijë bujare”.

16 dhjetor 2024, 10:48