Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
PROGRAMI SHQIP
Programe Podcast
Shën Kazimiri (foto s. Amata J. Nowaszewska) Shën Kazimiri (foto s. Amata J. Nowaszewska)

Më 4 mars kalendari kishtar kujton Shën Kazimirin

Kur deshën ta kurorëzonin mbret të Hungarisë, ai nuk pranoi. Madje deklaroi se çka lakmonte më tepër, ishte ideali asketik i varfërisë, i pastërtisë morale dhe i përvujtërisë, ideale e virtyte të cilat nuk i këmbeu as me kurorën mbretërore, as me pushtetin e as me përfitime tjera materiale, për të cilat nuk pati asnjë ambicie, ndonëse nuk i munguar rastet t’i gëzonte të gjithë përnjëherësh

R.SH. - Vatikan

Më 4 mars, kalendari kishtar përkujton Shën Kazimirin, princ polak, pajtor qiellor i Lituanisë. Ndershmëria, transparenca, besnikëria ndaj Ungjillit: vlerat e tij, një shembull për politikanët e sotëm.

Është vështirë të dallosh kufirin ndërmjet historisë e gojëdhënës, kur bëhet fjalë për njerëz të shquar, që jetuan në oborret mbretërore e që vetë populli i tyre i nderoi aq shumë sa që i lartoi në nderimet e elterit, si për atdhetarinë e tyre, e po kështu edhe për shenjtërinë e jetës së tyre në përkim me Ungjillin e Krishtit. I tillë është rasti i shën Kazimirit, emër që do të thotë “komandant i madh”.

Kazimiri lindi në Krakovi të Polonisë më 3 tetor 1458 nga prindër fort të shquar. Bir i mbretit të Polonisë e dukës së madh të Lituanisë Kazimirit IV dhe i Elizabetës së Austrisë, që njihet me emrin “nëna e mbretërve”, sepse nga 13 fëmijët e saj, vetëm Kazimiri nuk u kurorëzua me kurorë mbretërore. Kur Hungarezët iu rebeluan mbretit të tyre, Matia Korvino, e princit 13 vjeç Kazimirit i ofruan, kurorën mbretërore, ky hoqi dorë posa mori veshtë se Papa ishte deklaruar kundër rrëzimit të mbretit në pushtet.

Kur deshën ta kurorëzonin mbret të Hungarisë, ai nuk pranoi.  Madje deklaroi se çka lakmonte më tepër, ishte ideali asketik i varfërisë, i pastërtisë morale dhe i përvujtërisë, ideale e virtyte të cilat nuk i këmbeu as me kurorën mbretërore, as me pushtetin e as me përfitime tjera materiale, për të cilat nuk pati asnjë ambicie, ndonëse nuk i munguar rastet t’i gëzonte të gjithë përnjëherësh. Djalosh jashtëzakonisht i pashëm, me aftësi të rralla për të qeverisur, i rrethuar me admirim, ai ia fali gjithë vetveten Virgjërës Mari.

Në lule të moshës, pa i mbushur mirë 20 vjet, Kazimiri, i cili në këtë kohë jetonte në Lintuani, i përkiste dinastisë së Jagellonëve, me prejardhje lituane, u sëmurë nga tuberkulozi, sëmundje e pashërueshme aso kohe. Vdiq në vitin 1484 në Grado të Lituanisë, në moshën 25 vjeçare. Polakët e lituanët nisën ta nderonin menjëherë, duke e bërë simbol shenjtërie të fesë së tyre të krishterë e të pavarësisë së vendeve të tyre. Kazimiri u shpall shenjtë e pajtor qiellor i Polonisë dhe Lituanisë vetëm 40 vjet pas vdekjes së Papës Leonit X.

 

 

04 mars 2025, 10:55
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031