Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Allegro
Programe Podcast
Kryqi Kryqi

Më 5 mars kalendari kujton Shën Adrianin, martir

Sipas rrëfimit mbi martirizimin e tij, gjatë persekutimeve të Dioklecianit perandor, Adriani u flak në arenë përballë një luani. Por me që bisha nuk iu afrua fare, ndonëse e nxitën me të gjitha mjetet, iu pré koka me shpatë

R.SH. - Vatikan

Andriani pësoi mundimet së bashku me Eubulin më 5 mars të vitit 309, ‘në vitin e gjashtë të persekutimit të të krishterëve’ , gjatë persekutimeve të Dioklecianit perandor, sipas dëshmisë së Euzebit. Pasi shkuan të dy në Çezare të Palestinës për të ndihmuar martirët e këtij qyteti, të dy shenjtorët u zbuluan si të krishterë, u arrestuan e, si e dëshmuan pa lëkundje fenë në Krishtin, u dënuan të shqyheshin nga egërsirat në cirkus. 

Sipas rrëfimit mbi martirizimin e tij, Adriani u flak në arenë përballë një luani. Por me që bisha nuk iu afrua fare, ndonëse e nxitën me të gjitha mjetet, iu pré koka me shpatë. Në senasarët grekë më 7 ose 8 maj kremtohet festa e Shenjtorëve Eubuli e Gjuliani, por pas studimeve të kohëve të fundit, është arritur në përfundimin se emri Gjulian është shtrembërim i emrit Adrian. 

Një gjë e tillë u vërejt edhe në Martiriologun jeronimian, në të cilin ndërmjet shenjtorëve që kujtohen më 5 mars, janë edhe Adriani e Euvoli. Në këtë rast, për shkak të shqiptimit bizantin, tjetërsohet emri i Shën Eubulit.

 

 

05 mars 2025, 13:23
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031