Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Rondeau (Tempo di minuetto)
Programe Podcast

Dom Zef Shestani, në përvjetorin e kalimit në amshim

Dom Zef Shestani, përgjegjësi parë i Programit Shqip të Radio Vatikanit, në përvjetorin e kalimit në amshim, më 16 mars 1990. Figurë poliedrike, dom Zefi qe meshtar shembullor, atdhetar i flaktë, gazetar i urtë, largpamës.

R.SH. - Vatikan

Më 16 mars kujtojmë themeluesin e programit shqip të Radio Vatikanit, dom Zef Shestanin në përvjetorin e kalimit të tij në shtëpinë e Atit Qiellor.  Figurë poliedrike, dom Zefi ( 29. 06. 1912 - 16. 03. 1990), qe prift shembullor, atdhetar i flaktë, gazetar i urtë, largpamës. Në vitet më të vështira e të errëta të historisë së Shqipërisë, përmes valëve të Radio Vatikanit, dom Zef Shestani dha një kontribut të jashtëzakonshëm me kultivimin dhe transmetimin e vlerave shpirtërore, kombëtare, qytetare e ungjillore, duke mbajtur në zemra shqiptarëve e të dëgjuesve të RV përherë të ndezur dritë e shpresës së ngadhënjimit të së mirës mbi të keqën, të lirisë mbi robërimin, të dashurisë mbi urrejtjen, të dritës mbi errësirën.

Programi i parë i Radio-Vatikanit në gjuhën shqipe filloi më 3 tetor 1951 me një Udhë Kryqi, që simbolizonte atë udhë kalvari në të cilën nisi të ecte populli shqiptar dhe mbarë besimtarë katolikë e të tjerë, nën regjimin komunist“Laudetur Iesus Christus! Ju flet Radio -Vatikani në gjuhën shqipe”.  Me këtë sigël që hapte emisionet në gjuhën shqipe, për dyzet vjet me radhë ishte pikërisht ky zë, zëri i dom Zef Shestanit, që përmes valëve të Radio-Vatikanit, u drejtohet shqiptarëve brenda e jashtë Atdheut.

Dom Zef Shestani lindi në Shkodër më 29 qershor 1912, njëherësh me Shqipërinë e Pavarur. U shkollua në Kolegjin Saverian të qytetit, ku Zoti e thirri për jetën meshtarake. Të parët menduan ta çojnë për të vijuar studimet e larta, në Padovë. Ishte viti 1935. 
Sapo u kthye, Dom Zefi u emërua zëvendës-famullitar i Shkodrës me seli në kishën e Shën Kollit, në Rus, ku tha Meshën e parë më 1 janar 1936. Filluan për të 3 vjet veprimtarie të pareshtur. U mor me të rinjtë, me muzikën, me publicistiken. Nisi t'i hapte baritorisë së Kishës horizonte të reja, gjithnjë me frymën e klerit shqiptar e jo vetëm: Për “Fé e Atdhé".

Pasi iu kundërvu pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, më 1939, e komunizmit të pafé e të paatdhé, më 1944, u detyrua të kalonte në Itali, ku rifilloi menjëherë edhe më me zell punën meshtarake e intelektuale në shërbim të idealeve, të cilave u kishte kushtuar jetën. Në sa shërbente si famullitar në njërën prej Kishave famullitare të dioqezës së lashtë të Porto-Santa Rufina-s,  në periferi të Romës, Selia e Shenjtë e ngarkoi dom Zefin me detyrën të themelonte Programin Shqip të Radio-Vatikanit. Nuk ishte e lehtë, sepse bashkëpunëtorët në mërgim ishin të paktë, lidhja me besimtarët në atdhe, e pamundur; çdo fjalë që thuhej para mikrofonit, mund të krijonte probleme e rreziqe të paparashikuara përtej perdes së hekurt për shumëkënd.

Gjithsesi dom Zef Shestani, që s'ishte trembur nga situata më të vështira, pranoi, e nisi emisionin pranë Radios së Papës me Udhën e Kryqit, nën moton për Fé e Atdhè. Bashkëpunuan ngushtë me të Zef Pali, me të cilin njihej mirë që në Shqipëri, Andrea Shuli, Gjon Gjomarkaj e murgesha engjëllore shqiptare, motër Luçia Laca. Dom Zefi ndërroi jetë në Romë më 16 mars 1990. E kujtojmë figurën e dom Zef Shestanit si meshtar, si përgjegjës i parë i redaksisë shqipe pranë Radio Vatikanit dhe si shqiptar me nderim, vlerësim, respekt, emocion e mirënjohje.

E nga arkivi i redaksisë shqipe të RV po ju propozojmë një fragment nga një emision i dom Zef Shestanit, ku shqipton nga lirika religjioze ‘Të psuemit’ e Aleksandër Manzoni-ti përkthyer nga Atë Gjergj Fishtës nga ‘Të Psuemit’ .....

Dom Zef Shestani

E nga arkivi i redaksisë shqipe të RV po ju propozojmë një fragment nga një emision i dom Zef Shestanit, ku shqipton nga lirika religjioze ‘Të psuemit’ e Aleksandër Manzoni-ti përkthyer nga Atë Gjergj Fishtës nga ‘Të Psuemit’

16 mars 2025, 18:01
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031