Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Allegretto
Programe Podcast
2020.03.07 Trasfigurazione - Titian, c1560, SanSalvador

Edhe në natën më të errët, Jezusi është dritë e pashuar

Ungjilli na kujton se Zoti është dritë e se Jezusi dëshiron që miqtë e tij të ngushtë ta provojnë këtë dritë, që banon në Të. Misteri i Shndërrimit të Jezusit, nuk duhet shkëputur nga rrethanat e udhës, që përshkon Jezusi, për ta përmbushur me fund misionin e Tij, duke e ditur mirë se për të arritur tek Ngjallja, duhet të kalojë përmes mundimeve dhe vdekjes në kryq.

R.SH. / Vatikan

Të ngjitemi së bashku me Jezusin mbi malin e uratës, kështu na fton Kisha, përmes liturgjisë së Fjalës të dielës së dytë të kohës së Kreshmëve, duke na rrëfyer episodin e Shndërrimit të Krishtit, sipas Ungjillit të Lukës, këtë të Diel të dytë të Kreshmëve, ciklit të tretë.


Nga Ungjilli shenjt sipas Lukës (Ungjilli Lk 9, 28-36)

Në atë kohë, Jezusi mori me vete Pjetrin, Gjonin dhe Jakobin e u ngjit në mal për t’u lutur. Ndërsa po lutej, fytyra iu shndërrua e petkat iu bënë të bardha e të shndritshme si vetëtima. Kur qe, dy njerëz po bisedonin me të! Ishin Moisiu dhe Elia. Ata u dukën të rrethuar me lavdi e bisedonin me të për kalimin e tij nga kjo jetë që do ta bënte së shpejti në Jerusalem. 
Pjetrin dhe shokët e tij i kishte lodhur gjumi, por qëndruan zgjuar dhe e panë lavdinë e tij dhe ata dy burra që po qëndronin me të. Dhe, ndërsa ata po ndaheshin prej tij, Pjetri i tha Jezusit: “Mësues, është mirë për ne të qëndrojmë këtu. Po i bëjmë tri tenda: një për ty, një për Moisiun e një për Elinë!” Nuk dinte ç’thoshte. Ndërsa ky ende po fliste, ra një re dhe i mbuloi me hijen e vet. Kur hynë nën re, nxënësit i kapi frika. Prej resë u dëgjua një zë: “Ky është Biri im – i Zgjedhuri! Atë dëgjoni!” Ndërsa ky zë po jehonte, Jezusi mbeti vetëm. Nxënësit heshtën dhe ndër ato ditë s’i treguan askujt çka kishin parë. 

Kisha, na nxit ta gjejmë çdo ditë një çast të përshtatshëm për t’u lutur në heshtje e për të dëgjuar Fjalën e Zotit, sepse të gjithë kemi nevojë për dritë shpirtërore, pa të cilën vështirë t’i përballojmë provat e jetës.

Ungjilli na kujton se Zoti është dritë e se Jezusi dëshiron që miqtë e tij të ngushtë ta provojnë këtë dritë, që banon në Të. Misteri i Shndërrimit të Jezusit, nuk duhet shkëputur nga rrethanat e udhës, që përshkon Jezusi, për ta përmbushur me fund misionin e Tij, duke e ditur mirë se për të arritur tek Ngjallja, duhet të kalojë përmes mundimeve dhe vdekjes në kryq.

Në udhën kreshmore, liturgjia, pasi na ftoi ta ndjekim Krishtin në shkretëtirë, për të përballuar e për të mundur, bashkë me Të, tundimet, të dielën e parë të Kreshmëve, kësaj radhe na propozon të ngjitemi së bashku me Jezusin, mbi malin e lutjes, për të kundruar në fytyrën e Tij njerëzore, dritën e lumnueshme të Hyjit. Për këtë dritë Jezusi u foli haptazi dishepujve të vet, por ata nuk e kuptuan:… nuk deshën ta pranonin këtë perspektivë, sepse nuk gjykonin sipas Zotit, por sipas njerëzve.

Edhe në natën më të errët, Jezusi është dritë, që nuk shuhet kurrë. Drita vjen nga Zoti, e është Krishti ai, që na e dhuron. E ne, jemi të ftuar për të ecur, me inkurajim, pas Krishtit në mundime, që të mund të arrijnë edhe tek ringjallja.

16 mars 2025, 17:48
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031