Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Requiem in Re minore, per coro maschile e orchestra
Programe Podcast
Lajmërimi i Zotit Lajmërimi i Zotit

Festa e Lajmërimit të Zotit, mister i mrekullueshëm feje

Festa e Lajmërimit të Zotit një ngjarje e përvuajtur dhe e fshehtë, por vendimtare për njerëzimin. Me përgjigjen pozitive të Virgjërës Mari pas lajmërimit të Engjëllit të Zotit, fillon epoka e re e historisë, që me Pashkët sanksionohet si “Besëlidhja e re dhe e amshuar.

R.SH. - Vatikan

Kisha katolike romake kremton sot, më 25 mars, Solemnitetin e Lajmërimit të Zotit përmes Engjëllit Tënzot Virgjërës Mari, një mister i mrekullueshëm feje. Festa e Lajmërimit të Zotit është dita kur Kisha katolike romake kujton lajmërimin dhe pranimin e planit të Zotit nga Virgjëra Mari. Në shtëpinë e vogël të Nazaretit, nën strehën e Marisë, në çastin kur Ajo iu përgjigj "po" engjëllit të Zotit, filloi ngjarja më e madhe që ka njohur ndonjëherë njerëzimi. Në jetën njerëzore nisi të banojë vetë Zoti. Zoti u bë njeri në kraharorin e Virgjërës Mari.

Ky solemnitet, pra, është një ngjarje feje e përvuajtur dhe e fshehtë, por njëkohësisht vendimtare për historinë e njerëzimit. Me përgjigjen pozitive të Virgjërës Mari pas lajmërimit të Engjëllit të Zotit, fillon epoka e re e historisë, që me Pashkët sanksionohet si “Besëlidhja e re dhe e amshuar”.

Gëzimi i Lajmërimit të Zotit, e ndryshoi historinë e njerëzimit përgjithmonë, për këtë arsye Kisha ndalet me besimtarët në meditim të Misterit të Lajmërimit dhe shpjegon kuptimin e vërtetë të përshëndetjes, që Engjëlli i Zotit i drejton Shën Marisë Virgjër, “Kaire Maria”- do të thotë “Gëzohu Mari”. Vetëm me këtë dialog të Engjëllit me Marinë fillon me të vërtetë Besëlidhja e Re. Prandaj mund të themi se fjala e parë e Besëlidhjes së Re është “gëzohu”, “gëzim.

Engjëlli i Zotit, e fton shën Marinë të mos ketë frikë e t’ia besojë krejtësisht veten Zotit. Maria i thotë “po” vullnetit të madh, në dukje tepër të madh, për një njeri. Atë “po”, që nganjëherë duket kaq e vështirë. Pasi duam të parapëlqejmë veç vullnetin tonë. Zoja bëhet kështu një shembull për të gjithë ne. Na tregon gëzimin, që rrjedh nga plotësimi i vullnetit të Atit të Gjithëpushtetshëm.

Fillimisht, duket si një peshë e padurueshme, një zgjedhë që s’mbahet, por në të vërtetë, vullneti i Zotit nuk është i rëndë. Vullneti i Zotit na jep forcë për ecur përpara dhe krahë për të fluturuar lart. Gjatë vitit liturgjik, e në mënyrë të veçantë gjatë muajit maj e tetor, kushtuar Zojës së Bekuar, Kisha i kthehet shpesh herë Misterit të ngjarjes që ndodhi në shtëpinë e përvuajtur të Nazaretit. Të imagjinojmë gjendjen shpirtërore të Virgjërës pas Lajmërimit të Zotit, kur Engjëlli u largua prej Saj. Maria kishte një mister të madh në kraharor; e dinte se i kishte ndodhur diçka e jashtëzakonshme, unike; e kuptonte se kishte filluar kapitulli i fundit i historisë së shpëtimit të botës.

Përgjigjja pozitive e Marisë, është pasqyrimi i përsosur i përgjigjes së vetë Krishtit, kur hyri në botë. Bindja e Birit pasqyrohet në bindjen e Nënës e kështu, për hir të takimit të këtyre dy “po”-ve, Zoti mundi të marrë fytyrën e njeriut. Ja përse Lajmërimi i Zotit është edhe një festë kristologjike, pasi kremton misterin qendror të Krishtit: Mishërimin e Tij.

“Ja ku jam, jam shërbëtorja e Zotit, të bëhet në mua si thotë Fjala jote”, i përgjigjet shën Maria Engjëllit të Zotit. Fryti i kësaj përgjigjeje, është i pranishëm në jetën e Kishës. Përgjigjja e Shën Marisë drejtuar Engjëllit të Hyjit vazhdon në Kishë, e cila është e thirrur ta bëjë të pranishëm Krishtin në histori, duke ofruar gatishmërinë e vet që Zoti të vazhdojë ta vizitojë njerëzimin me mëshirën e Tij.

Poeti ynë kombëtar, Atë Gjergj Fishta, i këndon kështu, në poezinë "Nuncjata", ndikimit që pati kjo ngjarje e madhe mbi gjithë njerëzimin:
T’falna, Mrí ! edhe na po t’ thona,
O Zojë Virgjin hire-plote!
E nder gzime e kobe t’ona,
Qi na i sjellin t’egrat mote,
E kur n’nadje t’zbardhe drita,
E kur n’mbrame t’erret dita:
T’falna, Mri, na t’ thom’ me gzim! 

25 mars 2025, 09:13
Prev
March 2025
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     
Next
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930