Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
RRUZARJA NË LATINISHT
Programe Podcast
Shën Jozefi Shën Jozefi

Më 19 mars festa e Shën Jozefit, Pajtor i Kishës universale

Shën Jozefi i bindet fjalës së engjëllit, njeri i heshtur, i dëgjueshëm. Shën Jozefi është njeri, që mund të na thotë shumë gjëra, por që nuk flet! Është njeri, që nuk flet, por bindet, njeri i dhembshur e i aftë për t’i çuar përpara premtimet, që të bëhen të qëndrueshme, të sigurta; njeri që garanton qëndrueshmërinë e Mbretërisë së Zotit, atësinë e Zotit, bijësimin tonë me Birin e Zotit.

R.SH. - Vatikan

Sot me 19 mars, kalendari Kishtar kremtoi festën e Shën Jozefit, fatit të Virgjërës Mari dhe Pajtorit Qiellor të Kishës universale.

Sipas traditës, në festën e atit të kujtuar të Jezusit, kremtohet edhe festa e baballarëve. Ky kremtim ka rrënjë të thella biblike: Jozefi është patriarku i fundit, të cilit Zoti i flet përmes udhës së përvujtë të ëndrrave. Ashtu si Jozefi i Besëlidhjes së Vjetër, shën Jozefi është njeri i drejtë e besnik (Mt 1,19), që Zoti e ka zgjedhur si rojtar të shtëpisë së vet. Ai lidh Jezusin, mbretin mesianik, me pasardhësin e Davidit.

Fati i Marisë dhe ati adoptuar i Jezusit, Jozefi e udhëheq Familjen Shenjte në ikje dhe në kthim nga Egjipti, duke përshkuar rrugën e Daljes. Papa Piu IX e shpalli Pajtor qiellor të Kishës Universale; Papa Gjoni XXIII e radhiti emrin e shën Jozefit në Kanunin Romak (Meshari Romak). Po kujtojmë se Papa Gjon Pali II i kushtoi figurës dhe misionit të shën Jozefit në jetën e Krishtit e të Kishës, nxitjen Apostolike “Redemptoris Custos” - “Rojtari i Shëlbuesit”, nënshkruar më 15 gusht 1989.

Po kush ishte Shën Jozefi?
“Njeri i drejtë, zbatues i ligjit, me profesion marangoz, që vuajti dramën e amësisë misterioze hyjnore të Marisë. I lajmëruar nga Zoti në ëndërr, e pranoi me fe planin e Hyjit. 40 ditë pas lindjes, Jozefi me Marinë e çuan foshnjën në Jerusalem për ta paraqitur në tempull e atje takuan plakun Simeon, i cili parafoli një ardhmëri misterioze për këtë fëmijë. Jozefi e dëgjoi e i besoi përsëri Zotit. Kur Jezusi mbushi 12 vjet, prindërit e morën me vete në shtegtim drejt Jerusalemit; e ja se në kthim e sipër, pa i njoftuar, Jezusi u ndalua në qytet. E ëma e pyeti pse ua kishte shkaktuar këtë pakënaqësi e Jezusi dha një përgjigje që as Maria e as Jozefi nuk e kuptuan. E Jozefi uli kokën e u bind. Ky pra është Shën Jozefi: një besimtar që e ka lëshuar plotësisht vetveten në duart e Zotit.

Nganjëherë të krijohet përshtypja se figura e Shenjti mbetet paksa e fshehur në hagjiografinë klasike. Për Shën Jozefin Ungjijtë dokumentojnë vetëm heshtjen e kjo po, është e jashtëzakonshme. Nënshtrim absolut para vullnetit të Zotit, lëshim i plotë i vetvetes në dorën e Zotit, bindje absolute përballë planit hyjnor të shëlbimit, edhe në gjërat më të natyrshmet, siç është dëshira e atësisë natyrore. Në këtë Jozefi ishte plotësisht heroik e gati –gati i parapriu përgjigjes “Po, o Atë!” që do të jepte Jezusi.

Ç’vlerë ka figura e tij sot?
Koncili II i Vatikanit ia ka kushtuar kapitullin V të Kushtetutës mbi Kishën thirrjes të të gjithë të pagëzuarve për të ecur në rrugën e shenjtërisë. E Gjon Pali II, në Letrën apostolike Tertio Millennio adveniente, propozoi një punë baritore të zakonshme për promovimin e shenjtërisë. Me fjalën shenjtëri nënkuptonte dhuratën për të jetuar çdo ditë si bij të Zotit, duke bërë vullnetin e Atit. Shën Jozefi jetoi pikërisht kështu. E jetoi me besnikëri të jashtëzakonshme jetën e zakonshme që i kishte caktuar Zoti.

Figura e Shenjtit është model për baballarët e sotëm.
Duhet të mësojnë nga Shën Jozefi sidomos se bijtë janë dhuratë e madhe e Zotit, se duhen dashur e nuk duhen sunduar. Kanë nevojë absolute për ndihmë gjatë rritjes, por gjithnjë duke respektuar lidhjen e tyre me Zotin e me vullnetin e Tij. Në një farë pike, Jozefi zhduket: ndër Ungjijtë mbetet vetëm Jezusi. Kjo është edhe metafora e atit që pak nga pak u jep bijve pavarësinë. Madje, duhet t’i ndihmojë që kjo pavarësi të arrihet sa më mirë që të jetë e mundur.

19 mars 2025, 11:21
Prev
March 2025
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     
Next
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930