Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Menuet - Trio - Poloineshe - Trio
Programe Podcast
2025.03.14 Immagine per articoli sulla lettura, leggere, libri, letteratura, immaginazione

Lexo, për të imagjinuar, Maurizio de Giovanni: "Librat janë shpresë"

Me shkrimtarin që krijoi personazhin e Komisionerit Ricciardi dhe Adriano Monti Buzzettin, kryetar i "Qendrës për librat dhe leximin", frymëzohemi nga disa të dhëna që lidhen me zakonet e lexuesve, për të përshkruar sfidat dhe perspektivat e trashëgimisë së lashtë të fjalëve të shkruara

R.SH. - Vatikan

"Ndryshe nga mediat audiovizive, ku prodhimi është më i plotë dhe kufiri e koha për të 'pasuruar' rrëfimin ose për ta interpretuar, zakonisht janë të kufizuara, gjatë leximit të një libri lexuesi është shumë më aktiv. Në një farë mënyre e rishkruan veprën, e plotëson me fantazinë e tij, krijon një botë më vete" - shkroi Papa Françesku më 17 korrik 2024 në "Edukimi i Letrës". Fjalë që ritingëllojnë në atmosferën e të dhënave të fundit italiane dhe ndërkombëtare për marrëdhënien me librat. Sipas Bel Paese, domethënë Italisë një statistikë e Shoqatës së Botuesve italianë, AIE, zbulon se në vitin 2022 koha e kushtuar librave çdo javë është 3 orë e 32 minuta, ndërsa në vitin 2024, ra në 2 orë e 47 minuta. Maurizio de Giovanni vëren: "Jemi të bombarduar me angazhime, edhe në kohën tonë të lirë: mediat sociale, përmbajtja audiovizive, informacioni na e rrëmbejnë kohën, atë kohë, që nuk ia kushtojmë leximit".  

Një prirje shqetësuese

Gazetari Adriano Monti Buzzetti, kryetar i Cepell, Qendra për Libra dhe Lexim, i pyetur për të dhënat, tregon sa punë e madhe është ndërgjegjësimi për t'i rikthyer njerëzit tek librat: "Ta quash situatë serioze është thjesht  përpjekje realiste. Të dhënat dëshmojnë se jemi në një shpat të rrëshqitshëm. Të dorëzohesh para indiferencës është, si të thuash, formulë për të mbrojtur veten". Në Itali, sipas Istat-it, ka pasur prirje pak a shumë të qëndrueshme të rritjes së lexuesve ndërmjet viteve 2000 dhe 2010, dekadë në të cilën përqindja shkoi nga 39.1% - në 46.8%; por më pas ra, për t’u kthyer, në vitin 2022, në rreth 39.3%. Ata që i tregojnë të rinjtë me gisht e kanë gabim, sepse pikërisht të rinjtë lexojnë më shumë, sidomos deri në moshën 14 vjeç. Rënia më e ndjeshme ndodh duke filluar nga mosha 25 vjeçare. Përveç moshës, shumë luhatje në të dhëna lidhen me gjeografinë, kualifikimet arsimore dhe gjininë.

Leximi është shpresë

Kur bëhet fjalë për librat e mirë, Maurizio de Giovanni është mjaft këmbëngulës: "Leximi dhe shpresa, për mendimin tim, janë e njëjta gjë. Leximi është shpresë, shpresë për ndryshim, edhe nëse bota e përfaqësuar është shumë më e keqe se e jona, na bën të vetëdijshëm për hapat që kemi bërë dhe ato që mbeten për t'u bërë". Në shkrimin e tij “shpresa është gjithmonë e pranishme” dhe është pikërisht “faqja e pashkruar që vjen pas fjalës “fundi”, dhuratë e madhe për lexuesin.

Monti Buzzetti thekson se akti i leximit, së bashku me shkrimin kursiv dhe leximin shprehës janë themelore, sepse çojnë në veprimtari të sofistikuar të trurit. “Leximi është fryt i një evolucioni të gjatë” dhe koha që i kushtohet librave nuk duhet të gërryhet nga “lëvizjet e detyrueshme të videove gjithnjë e më të shkurtra, joserioze, jogramatikore, të pakujdesshme në informacionin që përcjellin”.

Imagjinata është gjithçka

"Leximi është imagjinatë, është e vetmja palestër që ne mund të sigurojmë për këtë muskul të brendshëm. Imagjinata është gjithçka, madje edhe për transcendentin" - pohon de Giovanni, në pajtim të plotë me Papën, i cili, në letrën e cituar, kujton se si kjo "e mirë e madhe" ka efekte praktike të rëndësishme, si përmirësimi i aftësisë sonë për t'u shprehur, e zvogëlimi i aftësisë për "përmirësimin e zërit". Qetëson “stresin dhe ankthin”, por mbi të gjitha na ndihmon, siç thoshte Borges, “të dëgjojmë zërin e dikujt”: “Dhe të mos harrojmë se sa e rrezikshme është të mos e dëgjojmë zërin e tjetrit, që na pyet!”- shkruan Françesku. 

Leximi është shtegtim

“Leximi është shtegtim, është të shkosh diku tjetër e ta vesh veten në vendin e dikujt tjetër”, siguron de Giovanni. E vazhdon: "Është ushtrimi i imagjinatës, i prodhimit të përfytyrimeve dhe situatave. E, sidomos, arratisje nga vetvetja. Besoj se leximi është pushim i domosdoshëm i mendjes sonë". Në fjalimin e tij drejtuar pjesëmarrësve të konferencës të organizuar nga La Civiltà Cattolica dhe Universiteti Georgetown më 27 maj 2023, Papa Françesku vërejti: "Fjalët e shkrimtarëve më kanë ndihmuar të kuptoj veten time, popullin tim; por edhe për të thelluar zemrën njerëzore, jeten time të fesë,  e deri edhe detyrën time baritore, edhe tani, në këtë detyrë”.

20 mars 2025, 11:37
Prev
March 2025
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     
Next
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930