Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
PROGRAMI SHQIP
Programe Podcast
Shën Luigji Orione Shën Luigji Orione

Më 12 mars kalendari kujton Shën Luigjin Orione, meshtar

Don Orioni ndihmonte këdo që kishte nevojë për ndihmë, pa e pyetur se kush je apo nga vjen e të cilit komb apo fe i përket. Bijtë e tij, orioninët, të përhapur në shumë vende të botës, kryejnë misionin edhe në Shqipëria e pikërisht në Elbasan dhe Shirokë. Kudo janë, ndihmojnë përforcimin shpirtëror të besimtarëve, përgatitjen profesionale të të rinjve, asistojnë pleqtë, njerëzit me aftësi të kufizuara fizike e mendore, m sëmundje të pakurueshme.

R.SH. - Vatikan

Më 12 mars kalendari kishtar përkujton Shën Luigjin Orione, meshtar e themelues i Veprës së Vogël të Provanisë Hyjnore, për të mirën e të rinjve dhe të gjithë personave të mënjanuar.

 Shën Luigji Orione është një shenjt i ditëve tona, jetoi në gjysmën e parë të shekullit të kaluar e ia kushtoi tërë jetën më të varfërve, duke ia besuar veprat e tij Provanisë Hyjnore.Bijtë e tij, orioninët, të përhapur në shumë vende të botës, kryejnë misionin edhe në Shqipëria e pikërisht në Elbasan dhe Shirokë. Kudo janë, ndihmojnë përforcimin shpirtëror të besimtarëve, përgatitjen profesionale të të rinjve, asistojnë pleqtë, njerëzit me aftësi të kufizuara fizike e mendore, m sëmundje të pakurueshme. Përgjithësisht don Oroni ndihmonte këdo që kishte nevojë për ndihmë, pa e pyetur se kush je apo nga vjen e të cilit komb apo fe i përket. Lindi më 23 qershor 1872 në Tortona. Në moshën 14 vjeçare shkon në Torino te don Bosko edhe aty kryen gjimnazin. 

Pastaj kalon në seminarin e Tortonës, e kur në vitin 1895 shugurohet meshtar, tashmë ka themeluar një oratorë dhe kolegjin e parë për të rinjtë e varfër. Është filli i “Veprës së Vogël i Provanisë Hyjnore”, që përbëhet prej priftërinjve, studentëve për meshtari e ndihmësve, vepra e të cilëve në ndihmë të të varfërve mbështetët nga lutjet e “Oshënarëve të Provanisë” dhe Motrat Sakramentine të verbra. Në mars të vitit 1940, pas një sëmundje, e çojnë në Sanremo, ku vdes më datën 12 mars të njëjtit vit.

Më 26 tetor 1988 Papa Gjon Pali II e shpall të Lum gjatë Sinodit të ipeshkvijve, ndërsa shenjt u shpall në maj të viti 2004. Shembulli i tij është për bijtë e tij shpirtëror, orioninën e të gjithë një nxitje për të vijuar udhën në gjurmët e këtij Shenjti, posaçërisht për t’i sjellë tek Kisha e Pjetrit – siç thoshte shpesh ai vetë – njerëzit e vegjël, të përvujtë, punëtorët e varfër e të përjashtuarit nga radhët e shoqërisë, që janë më të dashurit për Zotin dhe thesari i vërtetë i Kishës së Jezu Krishtit.

12 mars 2025, 09:40
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031