Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
RRUZARJA NË LATINISHT
Programe Podcast
Shën Matilda, shekulli i 13-të XII Shën Matilda, shekulli i 13-të XII

Më 14 mars kalendari kujton shën Matildën, mbretëreshë

Shën Matildën e Gjermanisë, mbretëreshë, grua, nënë me zemër të hapur dhe bujare ndaj atyre që vuajnë: Shën Matilda e Gjermanisë, Mbretëresha e Saksonisë që jetoi në shekullin e 10-të, na tregon një shenjtëri që di të ndërthurë përgjegjësitë publike dhe politike me kujdesin për më të voglin nga vëllezërit dhe motrat tona.

R.SH. - Vatikan

Më 14 mars kalendari kishtar përkujton Shën Matildën e Gjermanisë, mbretëreshë, grua, nënë me zemër të hapur dhe bujare ndaj atyre që vuajnë: Shën Matilda e Gjermanisë, Mbretëresha e Saksonisë që jetoi në shekullin e 10-të, na tregon një shenjtëri që di të ndërthurë përgjegjësitë publike dhe politike me kujdesin për më të voglin nga vëllezërit dhe motrat tona.

Matilda, bijë e dukës së Vidukindos, që udhëhoqi saksonët në betejën kundër Karlit të Madh, lindi aty nga vitet 895 në Engern të Saksonisë, në familjen e Teodorikut e të Rainhildës, bijë e familjes mbretërore daneze.

Që e vogël iu besua kujdesit të së gjyshes, abateshë e kuvendit të Herfordit, e cila e rriti të shëndetshme, të fortë, të devotshme dhe të mësuar, gjë e rrallë edhe për vajzat fisnike të kohës. Sapo mbushi moshën e pjekurisë, u martua me Enrikun, bir i dukës të Saksonisë, që më pas trashëgoi edhe fronin gjerman.

Matilda jo vetëm që dinte shkrim e këndim, por njihte mirë edhe kulturën e politikën e kohës. Prandaj, kur i vdiq i shoqi, duke i njohur mirë edhe të bijtë, deshi të vinte në fron djalin e vogël, Enrikun e jo të madhin, Otonin. Kjo përpjekje shkaktoi ndërmjet dy vëllezërve një konflikt të ashpër, që përfundoi me kurorëzimin e Otonit në Romë (962) dhe me pajtimin ndërmjet pjesëtarëve të familjes mbretërore.

Matilda u mbyll në kuvendin e Nordhauzen ku, si shkriu gjithë ç’kishte për të varfrit e të sëmurët, u sëmur edhe vetë, pas shumë trazirash të përsëritura në familjen mbretërore. Atëherë u transferua në kuvendin e Kuedimburgut në Saksoni, pranë varrit të të shoqit.

I fundmi që e vizitoi, ishte i nipi, Gulielmi i Maincit, i cili e rrëfeu dhe i dha sakramentin e vojimit. E ajo, duke parashikuar se ai do të vdiste së shpejti (Gulielmi vdiq dymbëdhjetë ditë para saj) e duke mos pasur ç’t’i dhuronte, i fali shaminë me të cilën po fshinte djersët e vdekjes. U varros pranë të shoqit e menjëherë nisi të nderohej nga populli si shenjte. Edhe sot e kësaj dite kulti i saj është shumë i gjallë në dioqezat gjermane të Paderbornit, Fuldës e Mynihut.

14 mars 2025, 11:06
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031