Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Valzer in La min. Op.34 n.2
Programe Podcast
Manastiri i Mar Sabës Manastiri i Mar Sabës

Më 20 mars, kalendari kishtar përkujton shenjtorët martirë të Mar Sabës

Në vitin 797, një grup saraqinësh, të njohur për egërsinë dhe intolerancën e tyre fetare, sulmuan manastirin e Mar Sabës. Murgjit, të kapur në befasi e pa mbrojtje, nuk bënë asnjë rezistencë. Saraqinët, duke hyrë me forcë në kompleksin fetar, plaçkitën dhe shkatërruan gjithçka gjetën në rrugën e tyre. Njëzet murgjit, të mbyllur në kishën e Nënës së Zotit, u rrethuan dhe u masakruan barbarisht

R.SH. – Vatikan

         Në historinë e krishterimit, dalin në pah gjestet e martirëve të panumërt, që dhanë jetën për të dëshmuar fenë. Ndërmjet tyre janë edhe shenjtorët martirë të Mar Sabës (pranë Betlehemit), një grup prej njëzet murgjish, të cilët, në vitin 797 pas Krishtit, pësuan një fat tragjik gjatë sulmit të saraqinëve kundër manastirit të tyre në Palestinë. Historia e tyre, e mbështjellë me misterin e kohës dhe e mbushur me përkushtim të thellë, na fton të reflektojmë mbi vlerën e flijimit dhe mbi forcën e fesë së palëkundur.

Kuadri historik

Shekulli VIII ishte periudhë e trazuar për Palestinën, shënuar nga konflikti i vazhdueshëm ndërmjet Perandorisë Bizantine dhe inkursioneve arabe. Në këtë kuadër, manastiri i Mar Sabës, i vendosur në një zonë të thellë të shkretëtirës së Judesë, përfaqësonte një oaz paqeje, edhe shpirtërore. I themeluar nga Saba, Arkimandrit i shekullit V, manastiri ishte i njohur për disiplinën e tij të rreptë murgare. Ata, që banonin në të, i kushtoheshin me zell lutjes dhe kundrimit të Hyjit.

Sulmi i saraqinëve dhe martirizimi

Në vitin 797, një grup saraqinësh, të njohur për egërsinë dhe intolerancën e tyre fetare, sulmuan manastirin e Mar Sabës. Murgjit, të kapur në befasi e pa mbrojtje, nuk bënë asnjë rezistencë. Saraqinët, duke hyrë me forcë në kompleksin fetar, plaçkitën dhe shkatërruan gjithçka gjetën në rrugën e tyre. Njëzet murgjit, të mbyllur në kishën e Nënës së Zotit, u rrethuan dhe u masakruan barbarisht.

Vdekja dhe kujtimi i tyre

Sipas Martiriologut Romak, shenjtorët martirë të Mar Sabës vdiqën të mbytur nga tymi i zjarrit, që i vunë kishës saraqinët. Vdekja e tyre ishte martirizim në emër të Krishtit, prandaj Kisha Katolike i konsideron shenjtorë dhe i nderon më 20 mars, ditën në të cilën kremtohet përkujtimi i tyre liturgjik.

20 mars 2025, 09:29
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031