Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Allegro
Programe Podcast
2020.04.22 Kirche Frauen

Më 22 mars kalendari kujton shën Lean, matronë romake

Duke braktisur pushtetin e luksin, për t’iu kushtuar shërbimit të Zotit e të njeriut, duke thelluar fenë me studim e duke e predikuar me shembull, Shën Lea na kujton se rruga e shenjtërisë nuk është më e lehta, por sigurisht është rruga më e mirë që mund të zgjedhë njeriu i të gjitha kohërave

R.SH. - Vatikan

Lea, emër që vjen nga latinishtja e do të thotë Luaneshë, jetoi e vdiq në shekullin IV. Lindi e u rrit në një familje patricësh e në një familje të tillë shkoi nuse në moshë fare të re. Pak kohë pas martesës, mbeti e vejë. Nuk kërkoi fat tjetër, për t’iu kushtuar plotësisht Zotit në bashkësinë e Marçelës, në Aventin, ku shpejt u bë Nënë Eprore.
Ishte një nga matronat romake të grupit të drejtuar nga Shën Jeronimi, në të cilin bënin pjesë edhe Shën Paola e zonja të tjera të fisnikërisë romake të kohës. E është pikërisht Shën Jeronimi ai, që na njeh me jetën e Shën Leas në një letër, shkruar pas vdekjes e varrimit të saj në Ostia.

Duke jetuar në lutje e pendesë, u bë mësuese e përsosurisë ungjillore, më shumë me vepra, sesa me fjalë. Jeta e saj, që asokohe shumë kujt iu duk marrëzi, sot tingëllon si model i zgjedhjes së një rruge të vështirë, por të lumnueshme.

Duke braktisur pushtetin e luksin, për t’iu kushtuar shërbimit të Zotit e të njeriut, duke thelluar fenë me studim e duke e predikuar me shembull, Shën Lea na kujton se rruga e shenjtërisë nuk është më e lehta, por sigurisht është rruga më e mirë që mund të zgjedhë njeriu i të gjitha kohërave.

22 mars 2025, 09:07
Prev
March 2025
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     
Next
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930