Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Tempo di minuetto
Programe Podcast
Katerina me nënën e saj Bridget me Papa Urban V (Joachim Schäfer - Ökumenisches Heiligenlexikon) Katerina me nënën e saj Bridget me Papa Urban V (Joachim Schäfer - Ökumenisches Heiligenlexikon)

Më 24 mars kalendari kishtar përkujton Shën Katerinën e Suedisë

Katarina Ulfsdotter, e njohur si Katerina e Suedisë, bija e dytë e tetë fëmijëve të shën Brigjidës, mistikës së madhe suedeze që ka ndikuar thellësisht historinë, jetën dhe letërsinë e Suedisë. Është e rëndësishme t’i zgjidhim mirë prioritetet në jetën tonë, sepse në kohë të vështira do të shpëtohen dhe do të na shpëtojnë vetëm gjërat që vërtet janë thelbësore. Shën Katerina e Suedisë zgjodhi Zotin për vete dhe i qëndroi besnike udhës së tij edhe pse bota u përpoq ta çonte në rrugë të tjera.

R.SH. - Vatikan

Më 24 mars kalendari kishtar përkujton Shën Katerinën e Suedisë, virgjër, bijë e Shën Brigjidës, ishte bashkëshorte dhe më pas motër rregulltare.

Është e rëndësishme t’i zgjidhim mirë prioritetet në jetën tonë, sepse në kohë të vështira do të shpëtohen dhe do të na shpëtojnë vetëm gjërat që vërtet janë thelbësore. Kështu Shën Katerina e Suedisë zgjodhi Zotin për vete dhe i qëndroi besnike udhës së tij edhe pse bota u përpoq ta çonte në rrugë të tjera

Etimologjia e emrin “Katerina” vjen nga greqishtja e do të thotë “grua e pastër”. E tillë qe Katarina Ulfsdotter, më mirë e njohur si Katerina e Suedisë, bija e dytë e tetë fëmijëve të shën Brigjidës, mistikës së madhe suedeze që ka ndikuar e shënuar thellësisht historinë, jetën dhe letërsinë e vendit skandinav.

Shën Katerina e Suedisë, lindi rreth vitit 1331 pikërisht nga Brixhida nga Ulf Gudmarssob, e quhej Katarina Ulfsdotter, “bijë e Ulfit”. Figurë e përvujtë e delikate, Katarina u bë personalitet shumë i dashur nga suedezët. Rreth saj lindi e u zhvillua ajo që ne quajmë fama e shenjtërisë; një zhvillim i ngadalshëm por i pareshtur, shoqëruar nga disa zëra mrekullish. Katarina nuk ka qenë kurrë kanonizuar zyrtarisht nga Kisha, por në atdhe nderohet si e tillë, pra si shenjte.

E lindur më 1331, në moshë të re Katerina u martuar me Edgarvon Kyren, fisnik me prejardhje por sidomos me shpirt: ky jo vetëm që e pranoi dëshirën e vajzës për të jetuar me kushtin e pastërtisë trupore, por edhe ai vetë u lidhë me këtë kusht. Kur mbushi 19 vjeç Katerina shkoi tek e ëma në Romë, ku mori pjesë në jetën e saj intensive rregulltare të përkushtuar Zotit dhe në shtegtimet e saj. Kur vdiq Brigjida, Katerina e solli kufomën e së ëmës në vendlindje e, më 1375, hyri në manastirin e Vadstena-s. Më 1389 u zgjodh abateshë; vdiq më 24 mars 1381.

24 mars 2025, 10:02
Prev
March 2025
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     
Next
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930