Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Responsoria a 6 voci per il Venerdì Santo (Feria sexta)
Programe Podcast
Katedralja e Muensterit (Münster) Katedralja e Muensterit (Münster)

Shën Ludgeri i Münsterit, një nga apostujt e Gjermanisë

Shën Ludgeri i Münsterit është një nga apostujt e Gjermanisë, një apostull i palodhur në zemër të Evropës. Solli besimin e krishterë dhe iu përkushtua ungjillëzimit në Frisia, ku lindi në vitin 745 p.K.

R.SH. / Vatikan

Historia e Shën Ludgerit, ipeshkvit të parë të Munsterit, i lindur rreth vitit 745 në Frisia (në gjermanisht: Ostfriesland) , në një familje fisnike, lidhet me një ngjarje të re në botën e krishterë: në atë epokë krishterimi kaloi kufijtë e Perandorisë Romake, me ungjillëzimin e Gjermanisë trans-Rhenike.

Kështu, shën Ludgeri i Münsterit është një nga apostujt e Gjermanisë, një apostull i palodhur në zemër të Evropës. Përhapja e Ungjillit në Evropë është vepër e një pune të gjatë të kryer nga heronjtë e vërtetë të fesë. Përballja me popullsitë pagane, veçanërisht në rajonet veriore, nuk ishte e lehtë dhe shpesh çoi në reagime të dhunshme. Ndër apostujt e palodhur që iu përkushtuan ungjillëzimit të këtyre vendeve ishte edhe shën Ludgeri, i cili, i shuguruar meshtar në Këln në vitin 777, solli fenë e krishterë dhe iu përkushtua ungjillëzimit në Frisia, ku lindi në vitin 745.

Në vitin 776, gjatë ekspeditës së parë në këtë zonë, Karli i Madh donte që të gjithë luftëtarët e mundur të pagëzoheshin, por një revoltë e detyroi Ludgeron të ikte në Montecassino. Ishte vetë Karli i Madh që, më pas, arriti te Ludgero, duke e dërguar atë sërish në atdhe. Në vitin 795, rregulltari ngriti manastirin, i cili u bë bërthama e qytetit të Munsterit, ku më vonë u bë ipeshkëv. Vdiq në vitin 809.

26 mars 2025, 09:13
Prev
March 2025
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     
Next
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930