Kërko

2019.11.29 Terremoto in Albania - Caritas Albania (29 novembre) 2019.11.29 Terremoto in Albania - Caritas Albania (29 novembre) 

Kisha Katolike e Kosovës kujton viktimat e tërmetit në Shqipëri

Të dielën e parë të Kohës liturgjike të Ardhjes së Zotit, në famullitë kishtare të Kosovës u kremtuan Meshë dhe lartuan lutje për viktimat e tërmetit të trisht në Shqipëri, dhe u shprehen të gatshme për solidaritet me ndihma te nevojshme për te mbijetuarit nga kjo fatkeqësi natyrore.

R.SH. - Vatikan

Kisha katolike e Kosovës pranë vëllezërve të Shqipërisë dëmtuar nga tërmeti. Të dielën e parë të Kohës liturgjike të Ardhjes së Zotit, në famullitë kishtare të Kosovës u kremtuan Meshë dhe lartuan lutje për viktimat e tërmetit të trisht në Shqipëri, dhe u shprehen të gatshme për solidaritet me ndihma te nevojshme për te mbijetuarit nga kjo fatkeqësi natyrore, po më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt...

Nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt.

Kisha Katolike ne Kosove, te dielën e Pare  te Ardhjes ia kushtoi  viktimave te tërmetit ne Shqipëri

Ne te dielën e pare te Kohës se Ardhjes ne te gjitha famullitë kishtare të Kosovës u kremtuan Meshë dhe lutje për viktimat e tërmetit te trisht në Shqipëri dhe u shpreh e gatshme për solidaritet me ndihma te nevojshme për te mbijetuarit nga kjo fatkeqësi natyrore.  

Ne Kishen konkatedrale ‘’Shën Nënë Tereza’’ në Prishtine, ipeshkvi i dioqezës Prizren-Prishtinë, imzot Dodë Gjergji tha se këto ditë të gjithë ne, kemi qenë të tronditur  nga tërmeti që ka goditur Shqipërinë, sepse jo vetëm qe janë dridh pallatet e shtëpitë, por ne kemi përjetuar nje dridhje te mendjes, zemrës e te shpirtit qe na kane shkundur nga jeta e perditshme, e nga ambicjet e panevojshme. Prandaj, sot jo vetem ne kete kishe por ne te gjitha famullite e Kosoves meshet ia kushtojme Zotit, Hyut tone per te gjithe shpirterat qe jane ndare prej kesaj jete  e kane kaluar ne amshim.

‘’Edhe te vdekurit kane nevoje per lutjet tona, por kane nevoje edhe te gjallet qe kane mbet e kerkojne ngushellimin e shpirtit. E kush do tju jep ngushellimin e shpirtit  dhe qetesine e zemres, kush  pervec Zotit do tua kthej gezimin e shpresen njerezeve qe kane humbur me te dashurit e pasurine. E, ne do tia kushtojme Zotit cdo dhimbje te zemres, do tia kushtojme edhe bujarine dhe gjersine e zemres se njerezve qe ketyre diteve vazhdimisht kane ndare mjete monetare e ndihma te tjera per njerezit ne nevoje pas ketij termeti te trishte. Edhe per kete duhet ta lusim dhe falenderojme Zotin qe populli yne ka nje zemer te madhe, eshte bujar, por edhe popujt e tjere, qe i jane bashkuar ketij momenti te veshtire  meritojne ndjejen e falederimit’’, tha ipeshkvi.

Ai shtoi se, bujaria nuk eshte e nevojshme vetem kur te ndodhin katastrofat, por ajo eshte e nevojshme per cdo dite, per vellaun, per motren, per femijet, prinderit, per te afermin, per te semurin… sepse bujaria eshte burim i pashterrshem prej zemres qe beson ne Zotin qe me fe e kupton te miren dhe e ushtron me dashuri, ndersa po me fe e pranon te keqen qe e perballon me dhimbjen e kryqit dhe me sproven e Krishtit. ‘’ Prandaj, ne Kohen e Ardhjes pergatitemi per takimin me Zotin tone Jezu Krishtin, e ndezim driten e shpreses, sepse shpresa i tejkalon veshiresite dhe dhimbjet tona njerezore’’, tha imzot Dode Gjergji.

Ndersa famullitari i Prishtines, dom Fatmir Koliqi, tha se lemosha e sotme e mbledhur gjate meshes dhe ndihmat e ndryshme e mjetet monetare qe gumbullohen nga aktivitetet qe i kemi parapare gjate Kohes se Ardhjes do te shkojne per te prekurit nga termeti ne Shqiperi, duke perfunduar se Dioceza e Kosoves Prizren Prishtine, pa reklame e buje, qe nga fillimi i kesaj fatkeqesie natyrore, njerezve ne nevoje me te mira te nevojshme u ka qendruar prane permes Caritas Kosova.

Nga Prishtina Rabie Ibraj

02 dhjetor 2019, 15:57