Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Variazione X - Presto
Programe Podcast
Imzot Zef Simoni Imzot Zef Simoni  

Imzot Zef Simoni në përvjetorin e vdekjes

Jeta e Imzot Zef Simoni qe e ngarkuar me ngjarje të trishtuara, sepse ishte bir i një familjeje të varfër, sepse iu desh të bënte shumë flijime për të kryer studimet, e aq më tepër, për t’u shuguruar meshtar në kushtet e diktaturës, më 9 shkurt 1961. E menjëherë pasi u ngjit në elter, iu desh të ngjitej edhe në Kalvar i ngarkuar me Kryqin e Krishtit. Bëri shumë vjet burg e, pikërisht në qelitë e shtetit ateist, pa letër pa laps, nisi krijimet e tij të para, të regjistruara e të ruajtura në arkivin e trurit

R.SH. - Vatikan

Më 21 shkurt kujtojmë ipeshkvin shkodran, dëshmitar i fesë në Krishtin dhe i persekutimit të Kishës katolike nën diktaturën komuniste në Shqipëri, imzot Zef Simonin, në përvjetorin e vdekjes.

Pra, si sot, më 21 shkurt 2009 ndërroi jetë në qytetin e tij të dashur, Shkodër, ipeshkvi imzot Zef Simoni. I lindur në Shkodër më 1 dhjetor 1928, pati një jetë të ngarkuar me ngjarje sa të trishtuara, aq edhe të gëzueshme. Kryedioqeza e Shkodrës, Kisha katolike e Shqipërisë dhe bota e kulturës shqiptare humbën një meshtar, ipeshkëv, dëshmitar të kalvarit që populli shqiptar pësoi gjatë periudhës së tmerrshme të regjimit komunist dhe shkrimtar të pasionuar.

Siç thamë jeta e Imzot Zef Simoni qe e ngarkuar me ngjarje të trishtuara, sepse ishte bir i një familjeje të varfër, sepse iu desh të bënte shumë flijime për të kryer studimet, e aq më tepër, për t’u shuguruar meshtar në kushtet e diktaturës, më 9 shkurt 1961. E menjëherë pasi u ngjit në elter, iu desh të ngjitej edhe në Kalvar i ngarkuar me Kryqin e Krishtit. Bëri shumë vjet burg e, pikërisht në qelitë e shtetit ateist, pa letër pa laps, nisi krijimet e tij të para, të regjistruara e të ruajtura në arkivin e trurit. Këto vepra i hodhi në letër e i botoi vetëm pasi doli nga burgu e, bashkë me lirinë, pati gëzimin e rrallë e të papërshkrueshëm të shugurohej ipeshkëv në Shkodër, nga vetë Papa Gjon Pali II, më 25 prill 1993. Filloi kështu misionin ipeshkëvnor si ipeshkëv-ndihmës i kryedioqezës së Shkodrës.

Imzot Zef Simoni u kthye në shtëpinë e Atit Qiellor të shtunën më 21 shkurt 2009, pas një bilanci tepër të pasur ngjarjesh, veprimtarish, shtegtimesh, veprash, nga të cilat po kujtojmë botimin më të ri: “Letërsia e pame ndryshe”. Të pasura, edhe mesazhet që prelati shqiptar u përcolli besimtarëve nga Elteri i Zotit e po kështu edhe nga mikrofoni i Radio Vatikanit, që para se të shugurohej ipeshkëv nga Papa Gjon Pali II më 23 prill 1993 në Kishën Katedrale të Shkodrës e deri në muaj e fundit të jetës së tij.

Kujtojmë se Imzot Zef Simoni ishte edhe përfaqësuesi i parë i Kishës katolike shqiptare në një ngjarje të madhe kishtare siç qe Sinodi i Ipeshkvijve për Evropën Lindore, që u mbajt në Vatikan më 28 nëntor 1991, e më pas në shumë ngjarje të tjera të rëndësishme kishtare.

Nga arkivi i Radio Vatikanit ju propozojmë një fragment të shkëputur prej njërës nga intervistat e shumta, që kemi realizuar me ipeshkvin katolik, imzot Zef Simonin, dëgjues të rregullt e dashamirës të Radios së Papës. Ta dëgjojmë përmbledhjen e fjalimit që imzot Zef Simoni mbajti në Sinodin e Ipeshkvijve në Vatikan më 3 dhjetor të vitit 1991 para Papës Gjon Palit II mbi Kishën në Shqipëri e gjendjen sociale të Vendit...

Ta dëgjojmë përmbledhjen e fjalimit që imzot Zef Simoni mbajti në Sinodin e Ipeshkvijve në Vatikan më 3 dhjetor të vitit 1991 para Papës Gjon Palit II
21 shkurt 2020, 12:43
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031