Kërko

Në shenjtëroret e botës thuhet Rruzarja për fundin e pandemisë

Bashkohuni çdo ditë drejtpërdrejt me tempujt marianë, duke thënë Rruzaren e duke marrë pjesë në maratonën e lutjeve drejtuar Zojës, dëshiruar nga Papa Françesku, i cili në audiencën e përgjithshme të 5 majit kërkoi: “Të udhëhequr nga shenjtëroret e botës, në këtë muaj maji, të themi Rruzaren për t’u lutur që të përfundojë pandemia e të rifillojnë veprimtaritë shoqërore e puna”

R.SH. - Vatikan

Promovuar nga Dikasteri vatikanas për Ungjillëzimin e Ri, lutja mariane e Rruzares bashkon 30 shenjtërore të botës, ku besimtarët i përgjërohen Zojës të ndërhyjë që njerëzimi të çlirohet nga tragjedia e pandemisë. Më poshtë, lista e shenjtëroreve ku thuhet Rruzarja çdo ditë, në orën 18.00 (CET) dhe lidhja për t’u bashkuar drejtpërdrejt me lutjen:

E shtunë 1 maj, ora 18.00: Bazilika e Vatikanit (Zoja e Ndihmës), Qyteti i Vatikanit - rishiko

E shtunë 1 maj, ora 19.00: Zoja e Ëalsingham, Angli - rishiko

E diel 2 maj, ora 18.00: Jezusi Shpëtimtar dhe shën Maria Nënë e Zotit (Elele), Nigeri - rishiko

E hënë 3 maj, ora 18.00: Zoja e Çestokovës, Poloni - rishiko

E martë 4 maj, ora 18.00: Bazilika e Lajmërimit të Zotit (Nazaret), Izrael - rishiko

E mërkurë 5 maj, ora 18.00: Zoja e Bekuar e Rruzares (Namyang), Koreja e Jugut - rishiko

E enjte 6 maj, ora 18.00: Zoja jonë Aparecida (Sao Paulo), Brazil - rishiko

E premte 7 maj, ora 18.00: Zoja e Paqes dhe e Rrugëtimit të Mirë (Antipolo), Filipine - rishiko

E shtunë 8 maj, ora 18.00: Zoja e Lujanit, Argjentinë - rishiko

E diel 9 maj, ora 18.00: Shtëpia Shenjte e Loretos, Itali - rishiko

E hënë 10 maj, ora 18.00: Zoja e Knock-ut, Irlandë - rishiko

E martë 11 maj, ora 18.00: Virgjëra e të Varfërve (Banneux), Belgjikë - rishiko

E mërkurë 12 maj, ora 18.00: Notre Dame d’Afrique (Algjer), Algjeri - rishiko

E enjte 13 maj, ora 18.00: Zoja e Bekuar e Rruzares (Fatima), Portugali - rishiko

E premte 14 maj, ora 18.00: Zoja e Shëndetit (Vailankanni), Indi - rishiko

E shtunë 15 maj, ora 18.00: Zoja Mbretëreshë e Paqes (Medjugorje), Bosnjë - rishiko

E diel 16 maj, ora 18.00: Katedralja e Shën Marisë (Sidnej), Australi - rishiko

E hënë, 17 maj, ora 18.00: Zoja e Papërlyer (Uashington), SHBA - rishiko

E martë 18 maj, ora 18.00: Zoja e Lurdës, Francë - rishiko

E mërkurë 19 maj, ora 18.00: Meryem Ana (Efes), Turqi - rishiko

E enjte 20 maj, ora 18.00: Nuestra Señora de la Caridad del Cobre, Kubë - rishiko

E premte 21 maj, ora 18.00: Zoja e Nagasakit, Japoni - rishiko

E shtunë 22 maj, ora 18.00: Nuestra Senora de Montserrat, Spanjë - rishiko

E diel 23 maj, ora 18.00: Notre Dame du Cap (Trois Rivières), Kanada - rishiko

E hënë 24 maj, ora 18.00: Zoja e Lurdës në Nyaunglebin (Mianmar) - rishiko

E martë 25 maj, ora 18.00: Shenjtërorja kombëtare Zoja Ta 'Pinu, Malta - rishiko

E mërkurë 26 maj, ora 18.00: Zoja e Guadalupes, Meksikë - rishiko

E enjte 27 maj, ora 18.00: Nëna e Zotit (Zarvanytsia), Ukrainë - rishiko

E premte 28 maj, ora 18.00: Zoja e Zeshkët e Altötting, Gjermani - rishiko

E shtunë 29 maj, ora 18.00: Zoja e Libanit (Harissa), Liban - rishiko

E diel 30 maj, ora 18.00: Zoja e Bekuar e Rruzares së Shenjtë të Pompeit, Itali - rishiko

E hënë 31 maj, ora 18.00: Kopshtet e Vatikanit, Qyteti i Vatikanit - rishiko

05 maj 2021, 10:30