Katedralja e Prishtinës Katedralja e Prishtinës

Besimtarët e Prishtinës përgatiten për Krishtlindje

Roli i të moshuarve në Kishë, në qendër të homelisë së meshës, kremtuar nga don Fatmir Koliqi, në konkatedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, në të Dielën e katërt të Ardhjes, në pritje të lindjes së Krishtit

R.SH. - Vatikan

Me lutje e meshë, Prishtina po përgatitet për lindjen e Krishtit. E veçantë, mesha e së Dielës së katërt të Kohës së Ardhjes, gjatë së cilës famulliari, don Fatmir Koliqi reflektoi mbi rolin e të moshuarve në shoqëri e në Kishë. Besimtarët dhuruan pako për nevojtarët, siç na njofton nga Prishtina, Rabije Ibraj…

Dëgjo Rabije Ibrajn...

Famullia kishtare e Prishtines e gatshme ta pres lindjen e Krishtit Fëmijë

Lutje, urate, adhurime e rrefime, me keto perjetime te forta shpirterore besimtaret po deshmojne hapjen e zemres, gezimin dhe lumturine e tyre per lindjen e Krishtit Femije dhe pergatitjet per kete ngjarje te madhe biblike, perkatesisht pergatitje per festen e madhe te Ringjalljes e shpreses njerezore, ate te Krishtlindjes.

Ndonese ende ne kohe pandemie, ne meshen e te dieles se katert te Kohes se Ardhjes, ne konkatedralen ‘’Shen Nene Tereza’ ne Prishtine moren pjese shume besimtare, motra e meshtare. Atmosfere e pamje shume e bukur per sy nga zbukurimet, ndersa e thelle shpirterisht ndertimi simbolik i Shpelles se Betlehemit dhe figurat deshmuese brenda tij.

Meshen e kesaj te diele e kremtoi famullitari i Prishtines, dom Fatmir Koliqi e meshtare te tjere dhe e shoqeruar nga kori i famullise.   

‘’Te falenderojme  Zotin per keto mundesi, per keto te Diele te Ardhjes, per bekime e hire, qe gjate kesaj kohe na ka dhuru dhe vazhdon te na dhuroj deri ne festen e lindjes se tij’’, tha ne fillim te meshes dom Fatmiri, pasi qe te moshuarit e ndezen qiriun e katert me radhe te kesaj periudhe, qe u quajt ‘qiriu i deshmise’.

Te moshuarit, tha dom Fatmiri, e kane nje rol shume te rendesishem  ne Bashkesine e Krishtere, e ajo qe ndoshta do ti perfshinte  me nje definicion me te bukur eshte ai qe e ka thene Papa  Francesku gjate ketyre diteve duke e kthyer shikimin e tij ndaj te moshuarve me nje butesi e kujdes te vecante!.

‘’Papa na tha se te moshuarit jane deshmitaret me te vertete ne bashkesi dhe jane bartesit e deshmise se fese  tek gjeneratat e reja, sepse ata jane deshmitare te pjekur e me pervoje qe jeta i ka bere me te fuqishem, rezistente e te qendrueshem ndaj shume sfidave te jetes, prandaj kerkohet nga ne qe ta kthejme shikimin nga kjo moshe’’ tha dom Fatmiri duke e cituar Papa Franceskun.

Koha e Ardhjes shtoi vec tjerash dom Famiri eshte nje shtegtim i jetes tone, nga momenti  qe femijet simbolikisht e kane ndez qiriun e pare, te dytin te rinjte, te tretin familja e sot qiriun e katert e ndezen te moshuarit, e deshmon se edhe ne kemi bere nje shtegtim duke besuar ne premtimet e Zotit, se shpetimtari yne, Mesia po vjene dhe po behet pjese e jetes tone, prandaj tha ai, po e presim me shpirt e zemerhapur Krishtlindjen, kete feste te paqes, dashurise e shpreses.  

Ia vlen te shtojme ne fund edhe kete se rreth Kurores se Ardhjes besimtaret kishin grumbulluar pakot e tyre te ndihmave per familjet nevojtare, qe kesaj radhe Famullia e Prishtines do t,ia dhuroj familjeve te dy famullive me te reja ne Kosove, asaj te Llapushnikut, komuna e Drenasit dhe te Karvansarise, komuna e Malisheves.  

 

20 dhjetor 2021, 14:08