Imzot Gjergj Meta: Papa na kujton se pa dёgjim nuk ka informim tё mirё
R.SH. - Vatikan
Dje mё 24 janar u bё i njohur Mesazhi i Papës për Ditën Botërore të Komunikimeve Shoqёrore, qё do tё kremohet më 29 maj tё ardhshëm, me temёn “Tё dёgjosh me veshёt e zemrës”. Papa ia kushton mesazhit e tij dëgjimit, pohon se sot “ekziston një shurdhim i brendshëm, më i keq se ai fizik”, dhe i thotё ‘jo "duologut", "infodemisë", "tundimit për të përgjuar e spiunuar" tjetrin, dhe i thotё po, përkundrazi, aftësisë për të dëgjuar tjetrin me vëmendje tё thellë, ‘me veshёt e zemrёs’, pёr tё kuptuar, kёshtu, realisht shqetësimin njerёzor, shpirtёror e shoqëror, pёr tё krijuar e pёrhapur njё informacion tё mirё.
E edhe në Kishë ka një nevojë të madhe për të dëgjuar tjetrin mё vëmendje e zemёr. Të dëgjosh do të thotë të dalësh nga vetvetja. Të kesh një zemër të hapur qё dёgjon, është edhe ilaçi i më i mirë për të kuptuar dhe ndihmuar realitetin e pёrbashkёt shoqёror, kulturor e shpirtёror.
Imzot Gjergj Meta, ipeshkёv i Rrёshenit, Sekretar i pёrgjithshёm dhe President i Komisionit tё Konferencёs Ipeshkёvnore Katolike tё Shqipёrisё pёr mediat e kulturёn, komenton për Radio Vatikanin – Vatican News mesazhin e Papës për Ditën 56-të Botërore të Komunikimeve Shoqërore: