Lutja për humor të mirë e Thomas More

Thomas More: ...Më jep një shpirt, o Zot, që nuk mërzitet kurrë/po i bën ballë së keqes me forcë, porsi burrë/ që s’ rri gjithnjë veç duke u ankuar/pse do veç vetveten e shumëdashuruar. /Më jep ti, o Zot, dëshirën të qesh, /ndihmomë që krahët për ditë t’i përvesh, /edhe pak gëzim, jo vetëm për mua, /por dhe për miqtë, ma jep, që i dua!...

R.SH. - Vatikan

Humorizmi është ilaç: i bën mirë zemrës e të jep shumë gëzim. Prej 40 vjetësh e kujtoj gjithnjë lutjen për humor të mirë të Thomas More. Edhe për këtë foli Papa Françesku në “Che tempo che fa” në Rai3, të dielën e kaluar. Më poshtë, lutja për humor të mirë e Thomas More, që i pëlqen shumë Papës Françesku.

Lutja për humor të mirë e Thomas More

Thomas More : Zot, më jep një stomak…..

Ma fal, o Zot të lutem, një stomak

që nuk të trazon e s’ankohet aspak,

pse e di që ia jep diçka për ta mbushë

e kurrë nuk e len krejt bosh me u  përpushë.

Më jep një shpirt të butë e të mirë,

 E mbushe përlot me gaz e me hir,

 edhe me forcë, që të mos mëkatojë më kot

por të bëjë çka do, ti o i lumi im Zot!

Më jep një shpirt, që nuk mërzitet kurrë

po i bën ballë së keqes me forcë, porsi burrë

 që s’ rri gjithnjë veç duke u ankuar

pse do veç vetveten e shumëdashuruar.

Më jep ti, o Zot, dëshirën të qesh,

ndihmomë që krahët për ditë t’i përvesh,

edhe pak gëzim, jo vetëm për mua,

por dhe për miqtë,  ma jep, që i dua!

(Përkthim krejt i lirshëm)

08 shkurt 2022, 10:07