La  Passione di Gesù Cristo,  Ecce Homo La Passione di Gesù Cristo, Ecce Homo

O Zot, Jezus, mundimet tua janë historia e mbarë njerëzimit

O Zot, Jezus,/mundimet tua/janë historia e mbarë njerëzimit: /ajo histori në të cilën të mirët poshtërohen, /të butët... kërcënohen, /të ndershmit… shtypen/e ata që e kanë zemrën e pastër, vihen keqas në lojë… /Kush do të jetë fitimtari? /Kush do ta thotë fjalën e fundit? /O Zot Jezus, /ne besojmë se Ti je fjala e fundit: /në Ty të mirët tashmë kanë fituar, / në Ty të butët kanë ngadhënjyer tashmë, /në Ty të ndershmit kurorëzohen/e zemërpastrit ndrisin si yjet nëpër natë...

R.SH. - Vatikan

Me këtë Diele të Larit të Mundimeve të Zotit tonë Jezu Krisht, për Kishën katolike romake fillon Java e Shenjtë ose Java e Madhe e Pashkëve. Në kёtё tё diel liturgjia na jep rastin tё reflektojmë mbi mundimin e Zotit tonë Jezu Krishtit. Quhet ndryshe edhe e Diela e Larit. Tё dy emrat e kësaj tё diele pasqyrojnë dy ngjarje qё nё kremtojmë nё kёtё liturgji. 

Pjesa parё e Diela e Larit. Lari ёshtё një pemë qё nё zonat tona sё bashku me degat e ullirit sillet nё kёtё Meshë nga besimtarët dhe bekohet. Para fillimit tё meshës meshtari fton tё gjithë tё pranishmit që nё procesion t’i mbajnë gjethet e larit apo degat e ullirit tё ngritura për tё kujtuar entuziazmin e turmave qё shoqërojnë Jezusin nё hyrjen e tij nё Jeruzalem. Jezusi hyn nё Jeruzalem i rrethuar nga dishepujt e tij, mbi njё gomar si mbret i pёrvujtё e i rrethuar nga turma njerëzish qё bërtasin “Hozana birit tё Davidit. I bekuar qoftё ai qё vjen nё emër tё Zotit”. Kjo ёshtё pjesa e parё e liturgjisё. 

Pjesa e dytë ёshtё kremtimi i mundimeve tё Zotit tonё Jezu Krishtit, e për kёtё arsye quhet edhe e Diela e Mundimit. Për veç dy leximeve tё para dhe Psalmit nё kёtё tё diele në tё gjitha Kishat lexohet Mundimi i Zotit tonë Jezu Krishtit. Ёshtё një rrëfim i kësaj ngjarje që ndryshoi rrjedhën e jetës njerëzore, pasi Zoti i gjithëpushtetshëm u dorëzohet njerëzve, vdes për mëkatet e tyre dhe Ngjallet për shëlbimin e njerëzimit.

Lavdi në amshim Ty, o Krisht, Mbret Shpëtimtar

Është një dhuratë e madhe të ndalojmë në dëgjimin e në kundrimin përballë Mundimeve të Jezu Krtishtit. Zemra do të mbushet me mirënjohje. Jemi të pranishëm në dy skena: e para ajo e gëzimit, hyrja e Jezusit në Jeruzalem, i brohoritur si mbret i një turme entuziaste; tjetra ajo e dhimbjes, tregimi i mundimeve të Zotit, një thesar i madh i paharrueshëm.

Ditët e fundit të jetës së Shpëtimtarit vënë në dukje dashurinë e pakufishme të tij për ne. Jezusi vetë kishte thënë: “Askush nuk ka një dashuri më të madhe se kjo: të japë jetën për miqtë e vet”. Kënga e shërbëtorit të vuajtur të Isaisë na bën të parashikojmë ndjenjat e Krishtit që përballet me mundimet e tij: ankthi dhe vetmia, por edhe guximi dhe besimi në fitoren përfundimtare. Shën Pali na flet për “poshtërimin” e Krishtit, i cili “poshtëron vetveten duke u bindur deri në vdekje dhe në një vdekje në kryq”. Por fitorja është tashmë shumë afër: do të ringjallet të tretën ditë! Neve Jezusi nuk na kërkon asgjë tjetër, vetëm të mbajmë kryqin tonë, bashkë me të.

Tregimi i mundimeve na shpie e dërgon përpara Jezu Krishti te kryqezyar, e edhe ne siç i ndodh Centurionit romak, duhet të rinjohim në Atë burrë të kryqëzuar, Jezu Krishtin, Birin e Zotit. Kryqi, i mbjellë mbi tokën tonë, bëhet vegla e vetme dhe vlefshme e shpëtimit njerëzor:

O Zot, Jezus,
mundimet tua
janë historia e mbarë njerëzimit:
ajo histori në të cilën të mirët poshtërohen,
të butët... kërcënohen,
të ndershmit… shtypen
e ata që e kanë zemrën e pastër, vihen keqas në lojë.

Kush do të jetë fitimtari?
Kush do ta thotë fjalën e fundit?

O Zot Jezus,
ne besojmë se Ti je fjala e fundit:
në Ty të mirët tashmë kanë fituar,
në Ty të butët kanë ngadhënjyer tashmë, 
në Ty të ndershmit kurorëzohen
e zemërpastrit ndrisin si yjet nëpër natë. 

O Zot Jezus,
sot po përshkojmë udhën e kryqit tënd,
duke e ditur mirë se është edhe udha jonë.
Por një bindje na ndrit:
udha nuk mbaron mbi kryq,
udha vijon,
shkon në Mbretërinë e Jetës
e në shpërthimin e Gëzimit
që më askush s’do të mund të na e rrëmbejë!

O Jezus, ndalohem mendueshëm
tek këmbët e kryqit tënd:
‘E kam ndërtuar edhe unë me mëkatet e mia!
Mirësia jote, që nuk mbrohet
e pranon të kryqëzohet
është mister që i kalon kufijtë e kuptimit tim
e më prekë thellësisht.

O Zot, ke ardhur në botë për mua,
për të më kërkuar, për të më prirë
drejt përqafimit të Atit:
përqafimit që më mungon!

Ti je Fytyra e mirësisë
e e mëshirës;
prandaj dëshiron të më shpëtosh!

Në shpirtin tim ka tepër egoizëm:
eja me dhembshurinë tënde të pafund!
Në shpirtin tim ka mburrje e ligësi,
eja me butësinë e përvujtërinë tënde!

O Zot, jam unë mëkatari që shpëtimin pret,
Jam djali plëngprishës që duhet të kthehet! 
O Zot ma fal dhantinë e lotëve ndër sy,
Për të gjetur lirinë e jetën
Paqen me Ty e gëzimin me Ty.

O Zot, Jezus,
mundimet tua
janë historia e mbarë njerëzimit:
ajo histori në të cilën të mirët poshtërohen,
të butët... kërcënohen,
të ndershmit… shtypen
e ata që e kanë zemrën e pastër, vihen keqas në lojë.

Kush do të jetë fitimtari?
Kush do ta thotë fjalën e fundit?

O Zot Jezus,
ne besojmë se Ti je fjala e fundit:
në Ty të mirët tashmë kanë fituar,
në Ty të butët kanë ngadhënjyer tashmë, 
në Ty të ndershmit kurorëzohen
e zemërpastrit ndrisin si yjet nëpër natë. 

O Zot Jezus,
sonte po përshkojmë udhën e kryqit tënd,
duke e ditur mirë se është edhe udha jonë.
Por një bindje na ndrit:
udha nuk mbaron mbi kryq,
udha vijon,
shkon në Mbretërinë e Jetës
e në shpërthimin e Gëzimit
që më askush s’do të mund të na e rrëmbejë!

O Jezus, ndalohem mendueshëm
tek këmbët e kryqit tënd:
‘E kam ndërtuar edhe unë me mëkatet e mia!

Mirësia jote, që nuk mbrohet
e pranon të kryqëzohet
është mister që i kalon kufijtë e kuptimit tim
e më prekë thellësisht.

O Zot, ke ardhur në botë për mua,
për të më kërkuar, për të më prirë
drejt përqafimit të Atit:
përqafimit që më mungon!

Ti je Fytyra e mirësisë
e e mëshirës;
prandaj dëshiron të më shpëtosh!

Në shpirtin tim ka tepër egoizëm:
eja me dhëmbshurinë tënde të pafund!
Në shpirtin tim ka mburrje e ligësi,
eja me butësinë e përvujtërinë tënde!

O Zot, jam unë mëkatari që shpëtimin pret,
Jam djali plangprishës që duhet të kthehet! 
O Zot ma fal dhantinë e lotëve ndër sy,
Për të gjetur lirinë e jetën
Paqen me Ty e gëzimin me Ty.

O Zot Jezus,
e Premtja e Madhe është ditë e errët,
ditë e urrejtjes pa arsye,
ditë e vrasjes së të Drejtit!
Po e Premtja e Madhe s’është fjala e fundit:
fjala e fundme
është drita që rindizet
dashuria që fiton mbi çdo urrejtje.

O Zot Jezus,
në sa jetojmë të premten tonë të madhe,
e në të rijeton ankthi i të gjitha të premteve të mëdha,
na jep fenë guximtare të Marisë
për të besuar në vertetësinë e Pashkëve;
na jep vështrimin e saj të kthjelltë,
për të parë vezullimet
që kumtojnë ditën e fundit të historisë:
“Një qiell të ri e një tokë të re”,
që nisin në Ty,
o Jezus i Kryqëzuar e i Ngjallur! Amen!

09 prill 2022, 11:46